DORTMUND - Ndeshja e Turqisë kundër Gjeorgjisë mund të shtyhej pas përleshjeve të dhunshme midis dy grupeve të tifozëve në 'Iduna Park' dhe shiut të rrëmbyeshëm. Ndeshja e planifikuar të zhvillohej sot në orën 18:00 në stadiumin e Borussia Dortmundit përjetoi edhe situata kaotike.

Nga stuhia, uji po derdhej nga çatia e stadiumit pas shiut të dendur, ndërkohë që tifozët janë përplasur brenda stadiumit, me UEFA-n që vijoi gjithçka dhe ndeshja nisi në orarin e parashikuar.