Euro 2024/ Saka preku dy herë topin me dorë para penalltisë së Anglisë! Si u vodh Holanda në zemër të Evropës (VIDEO)

Euro 2024/ Saka preku dy herë topin me dorë para penalltisë së Anglisë! Si u vodh Holanda në zemër të Evropës (VIDEO)

Momenti i diskutueshëm dhe prekja me dorë e Saka

Anglia fitoi të mërkurën 1-2 kundër Holandës në gjysmëfinalen e Euro 2024 dhe gjen Spanjën në finalen e madhe. Sfida nisi me gol për holandezët me autor Xavi Simons, ndërsa Anglia përmbysi në minutat 18-të me penalltinë e Kane dhe në fund të lojës me Watkins.

Në rastin e penalltisë së fituar dhe kthyer në gol nga Kane, mediet kanë nxjerrë edhe videot e një skandali të vërtetë. Në aksion e sipër, vetëm një sekondë para se Dumfries të ndërhyjë gabimisht te sulmuesi, Saka i Anglisë prek dy herë topin me dorë.

Asnjë sinjalizim nga VAR apo nga chipi në top, duke lënë hije dyshimi se Holanda u vodh në mes të Evropës në "Gjermani 2024". Nëse më herët chipi sinjalizoi një prekje me dorë në zonë nga danezët në Danimarkë - Gjermani dhe "Panzerat" përfituan, dje VAR veproi me dy standarte duke ngritur hije dyshimi.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GJON GJONI: 11/07/2024 16:14

    Nje gjykim qe le per te deshiruar,ku Hollanda u vodhe ne gjysem finale. As vari as gjyqtari kryesor nuk e vlersuan marrjen e topit nga Saka me dore dhe pasimin tek autori i golit i cili beri gjuajtjen por pesoj nje goditje sekondare ku ky i fundit u denua me penallti dhe karton te verdhe. O gjeni gjyqtar te pa anshem ose ma mire anulloni kampionatin e futbollit dhe fituesin shpallni me short. Ne duam te shohim futboll dhe gjykim te drejt. Fitofte ma i miri.

    Përgjigju
  • Aqif Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/07/2024 12:51

    O sa turp çfar zhgēnjimi çfar mashtrim i pa skrupullt. Futbolli nuk shikohet mē. Vetēm hile , mashtrime, vjedhje, e vetēm basteln pēr fitime kolosale e pagesa nun dor pēr albitrat e pjestarēt e varit. Po ku i kishin syt kta tē varit ? Penalltin e pan por Sakan se pan qē e mori topin me dor si volebolist. TURP , TURPs'shikohet mē futbolli. Korupsjon i pa par.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit

Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit