Euro 2024/ Tjetër problem te Belgjika, shkon në tre numri i lojtarëve të dëmtuar

Euro 2024/ Tjetër problem te Belgjika, shkon në tre numri i lojtarëve të dëmtuar

Belgjika

Domenico Tedesco, trajneri i Belgjikës duhet të bëjë pa tre futbollistë në nisje të Euro 2024. Pas lëndimeve të Jan Vertongen dhe Arthur Theatre, edhe Thomas Meunier nuk do jetë gati për belgët.

Paçka lëndimeve, treshja do jetë e gatshme për Tedescon, por duket se do humbasin sfidën debutuese kundër Sllovakisë. Munier është i fundit që pëson një lëndim dhe nuk do udhëtojë me ekipin, teksa e ka të sigurt mungesën në ndeshjen e parë, kjo për shkak të një lëndimi fizik.

Në një situatë të tillë Tedesco, trajneri i Belgjikës, vazhdon në rrugën e tij shumë kritike, duke pasur parasysh se si në krahasim me të gjithë trajnerët e përfaqësueseve të tjera ai zgjodhi të ftonte vetëm 25 lojtarë dhe jo 26, pavarësisht problemeve fizike të disa lojtarëve dhe dëmtimit të Meunier.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin italian, ja gjesti që provokoi dhunën

FOTO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin italian, ja gjesti që provokoi dhunën