Euro 2024/ Portugalia kalon në fazën e 1/8, mposht 0-3 Turqinë! Ronaldo rekord të ri

Euro 2024/ Portugalia kalon në fazën e 1/8, mposht 0-3 Turqinë! Ronaldo rekord të ri

Turqi 0-3 Portugali

DORTMUND - Portugalia mundi 0-3 Turqinë në ndeshjen e dytë të Grupit F të Euro 2024 dhe bëhet skuadra e tretë pas Gjermanisë dhe Spanjës që ka siguruar kalimin në 1/8 e turneut.

Në "Iduna Park" me Cristiano Ronaldon në sulm, luzitanët nuk e patën të vështirë përballë një Turqie që nuk ishte ajo që disa ditë më parë mundi Gjeorgjinë. Ndeshja u zhbllokua pas 21 minutave lojë me golin e Bernardo Silvas, teksa autogoli "i çuditshëm" i Akaydin në të 28 minutë i dha epërsinë 0-2 portugezëve të Martinez.

Në fraksionin e dytë u kujdes Bruno Fernandes që pas asistit të Ronaldo "vulosi" tri pikët dhe kualifikimin e Portugalisë për në fazën e 1/8. Me gjashtë pikë dhe me një ndeshje për të luajtur, tanimë Portugalia është e qetë dhe mund të bëjë rotacion në sfidën e tretë të grupit.

Ndërkohë në këtë duel Ronaldo me shtatë asiste bëhet lojtari që ka kontribuar më shumë në Europiane sa i takon pasimit të fundit. Gjithashtu ai mban edhe rekordin me më shumë gola në Euro, plot 14-të.

Formacionet zyrtare:

Turqia: Bayindir; Çelik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu; Calhanoglu, Ayhan; Akgun, Kokcu, Akturkoglu; Alper Yilmaz.

Portugalia: Costa; Mendes, Dias, Pepe, Cancelo; Palhinha, Vitinha; Leao, Bruno, Silva; Ronaldo.

Renditja e Grupit F

Notat e ndeshjes

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë! Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim

Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë! Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim