Spanja fitoi 2-1 me Francën dhe tashmë është në finalen e Euro 2024. Por një episod thuajse i pabesueshëm ka ndodhur në fund të kësaj sfide, teksa futbollistët e kombëtares spanjolle po festonin.
Ndërsa lojtarët e de La Fuentes ishin në pjesën e stadiumit ku ndodheshin tifozët e tyre për të festuar kualifikimin në finalen e së dielës, një tifoz hyri në fushë duke shkuar në drejtim të lojtarëve të Spanjës.
Por ai u ndoq menjëherë nga një grup rojesh të sigurisë. Njëri prej tyre rrëshqiti në fushë dhe padashje goditi dhe rrëzoi Alvaro Moratën. Sulmuesi i Spanjës u ngrit dhe duke çaluar nga dhimbjet iu bashkua grupit të shokëve të skuadrës.
Një ngjarje e papritur kjo për Spanjën dhe të gjithë janë të shqetësuar për fatin e kapitenit, pasi mjekët ende nuk kanë konfirmuar se si është gjendja e Moratës dhe nëse do të jetë apo jo në finale. Sulmuesi spanjoll, pas Evropianit me gjasë do të rikthehet në Itali për të veshur fanellën e Milanit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serie A/ Milani s’përmbahet, tetë lëvizje në ditën e fundit të merkatos
4 Shkurt, 10:40
-
Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028
27 Janar, 15:20
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor 2024, 22:05
-
Serie A/ Milani bie në Bergamo! Atalanta e Gjimshitit e mposht 2-1
6 Dhjetor 2024, 22:56
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor 2024, 12:16
-
Pavlovic bën për spital Moratan, Milani me mungesa në sulm
8 Nëntor 2024, 15:29
-
Kërcimtarja më e mirë e flamenkos, nga Spanja në Tiranë. Koncerti në javën spanjolle nderon viktimat në Valencia
5 Nëntor 2024, 14:32
-
Modeli Itali-Shqipëri, më shumë se gjysma e spanjollëve mbështesin qendrat e emigrantëve jashtë vendit
24 Tetor 2024, 19:58
-
Liga e Kombeve/ Kosova tre fitore radhazi, mposht 3-0 Qipron në ‘Fadil Vokrri’! Spanja i tregon vendin Serbisë, Zvicra e Kroacia e bëjnë dramë
15 Tetor 2024, 22:44
-
Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve
9 Tetor 2024, 14:01