Euro sërish në pikiatë, arrin në nivelet më të ulëta që nga 2019

TIRANË- Numri i lartë i turistëve të huaj që kanë hyrë në vend këtë vit, e kryesisht në muajit qershor e korrik kanë sjellë një zhvlerësim të dukshëm të euros në treg. Sot ajo ka arritur në nivelin më të ulët që nga 2019, me 121.8 lekë nga 123.7 leke që po këmbehej në vitin 2020. Për herë të fundit euro ishte 121.85 lekë në 14 janar 2020, ndërsa rezultate poshtë këtij niveli janë regjistruar në vitin 2019.

Luhatjet në këmbimin valutor në këtë periudhë janë të pritshme sipas ekspertëve të fushës për shkak edhe të valutës së lartë që hyn në vend dhe kërkesës së ulët nga qytetarët, ç’ka bën që të krijohet stok e të ulet vlera e këmbimit.

Viti 2020 do të mbahet mend për nivel tepër të lartë të këmbimit të euros, për shkak të mbylljes së kufijve dhe reduktimit të sasisë së valutës në treg.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi