Eurobondi 500 mln €, gazetari Genc Kondi: Shqipërisë iu ofrua dyfish, ja arsyet përse u vlerësua

Shqipëria siguroi 500 milionë euro nga eurobondi me interes 3.55%. Gazetari i Shqiptarja.com, Genc Kondi i ftuar në studion e Report Tv e vlerësoi si shumë pozitiv reagimin në tregjet ndërkombëtare. Ai u shpreh se reagimi i shpejtë vjen si pasojë e ritmit të rritjes ekonomike mbi 4%, besimi i investitorëve, por edhe reformat e ndërmarra në Shqipëri.

Reagimi është shumë pozitiv, është fitore e ekonomisë së një vendi. Priteshin 4-5 ditë që të përfundonte transaksioni, pasi doli sot, por përfundoi sot, shumë shpejt. Është shumë e vështirë që të dalësh në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria në 30 vitet e fundit ka marrë borxh direkt jashtë, ndërkohë po aplikohet forma e re, që e bëjnë shtetet më të konsoliduara. Duhet broker (ndërmjetësues i licencuar) dhe janë marrë 3 të mëdhenj.

Kjo parashikon që një shtet u njeh të drejtën e një fitimi atyre që investojnë, që japin disa lekë hua. Shteti kërkoi deri në 500 mln euro, por u ofrua mbi dyfishin dhe kjo bëri që norma e interesit të ulej, nga 5.75%-3.55%. 500 milionë është principali dhe do të kthehen, por sa më i ulët të jetë interesi aq më e vogël do të jetë kosto për shtetin.  Ekonomia me këto shifra që po sjell me ritmin e rritjes mbi 4% dhe përgjigjen që dhanë tregjet janë tregues se investitorët kanë më shumë besim se 3 vite më parë, se ku u emetua eurobondi i dytë.

Genc Kondi

Kjo është hera e parë që Shqipëria hyn në treg pa pritur që të maturohej Eurobondi prej 450 milionë eurosh, i marrë në vitin 2015. Kështu, 200 milionë euro të tij do të blihen sërish nga shteti shqiptar, ndërkohë që 500 milionë të tjera do të jetë vlera e Eurobondit të ri 7-vjeçar. Por cfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që unë nuk pres që të maturohet, por ri blej. Këtu është bërë një peshore interesash, ka një plus dhe një minus. Nuk u prit se tregjet janë pozitive edhe kriza globale ka ikur dhe ekonomia ndihet më e sigurt, plus perspektiva e hyrjes së BE dhe vettingun në drejtësi. Atëherë qeveria hidhet me një eurobond para afatit dhe ajo që fitohet është më e madhe se ajo që humbet.  

Genc Kondi

Gjithsesi, brokerat vënë në dukje se një Eurobond i ngjashëm i Maqedonisë është pranuar nga tregjet me interes 2.75%, pra thuajse një pikë më poshtë se ai shqiptar.

Maqedonia ka dalë në 2018 me 2.75%, para nesh dhe pati një ofertë akoma më të madhe dhe bëri që të ulet akoma më shumë, ne jemi pak lart. Maqedonia u vlerësua pak më lart se Shqipëria, pasi sa më i mirë të jetë vlerësimi, pranohet interes më i ulët. Është një lloj bixhozi me ligj. Por ka pasur raste që shtetet kanë falimentuar si Argjentina dhe nuk kishte mundësi të kthente bondin.

Genc Kondi

Megjithatë Kondi thotë se rreziku për ekonominë shqiptare është niveli i borxhit publik që është mbi 40%.

Nuk  ka kufi për rritjen e borxhit publik dhe kjo është e rrezikshme, pasi nuk je në gjendje të bësh investime, pasi je i detyruar të paguash. Te borxhet duhet të kesh kujdes për të ardhmen, pasi ndodh si me Greqinë. Ne jemi ekonomi e vogël, prodhimi është shumë i ulët dhe po fokusohemi te shërbimet. 

Genc Kondi

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren