FRANCË- Eurodeputetët kanë nisur një peticion ku kërkojnë tatimin për individët super të pasur. Nënshkruesit pretendojnë së në vitin 2018, gjiganti i Teslas, Elon Musk (aso kohe njeriu i dytë më i pasur në botë) nuk pagoi asnjë cent taksë federale dhe, në Francë familjet e pasura taksohen në mënyrë efektive. Një grup i madh deputetësh të Parlamentit Evropian (PE) bëri thirrje këtë të martë për një taksë për individët e pasur, e ngjashme me atë për kompanitë shumëkombëshe, për të financuar kalimin në një botë pa karbon.
Një marrëveshje e mëparshme historike për një taksë globale minimale prej 15 përqind për bizneset shumëkombëshe do të fillojë të hyjë në fuqi këtë vit, transmetojnë mediat e huaja.
"Ajo që kemi arritur për shumëkombëshe, duhet ta bëjmë tani për të pasurit," shkruan eurodeputeti francez Aurore Lalucq dhe ekonomisti Gabriel Zucman në një opinion të botuar në të përditshmen franceze Le Monde, teksa nisën fushatën me më shumë se 130 eurodeputetë.
“Propozimi ynë është i thjeshtë: futja e një takse progresive mbi pasurinë e ultra të pasurve në shkallë ndërkombëtare, në mënyrë që të reduktohen pabarazitë, duke ndihmuar njëkohësisht në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin e gjelbër dhe social”, thanë ata.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një klub i vendeve kryesisht të pasura me qendër në Paris, ndërmjetësoi marrëveshjen për shumëkombëshe.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
10.3%
-
Aspak
82.8%
Vota total: 29
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale
20 Janar, 14:25
-
Mbledhja e PE/ Deputeti finlandez i shqetësuar për krimin, kreu i EuroJust: Kemi 14 skuadra hetimi për grupet kriminale shqiptare, është rritur bashkëpunimi! (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 15:40
-
Eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Zubin Potok në Kosovë
2 Dhjetor 2024, 22:15
-
Ministrja e Jashtme e Kosovës Gërvalla: Serbia e ka portofolin në Bruksel e zemrën në Moskë
2 Dhjetor 2024, 19:25
-
Ish-raporteri i PE, Knut Flekenshtajn: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën
14 Shtator 2024, 15:39
-
Von der Leyen rizgjidhet presidente e Komisionit Evropian! Rama: Shqipëria ka besim të plotë te lidershipi i saj
18 Korrik 2024, 14:36
-
Pas konstituimit Parlamenti Europian, pritet të votojë rezolutën për Ukrainën
17 Korrik 2024, 13:13
-
Spahiu thirrje presidentit: Shpall zgjedhjet në Himarë sepse Beleri ka konflikt interesi si Eurodeputet
10 Qershor 2024, 17:35
-
Në Gjermani nuk priten zgjedhje të parakohshme
10 Qershor 2024, 14:22
-
Një valë ekstreme gjithandej Evropës, zgjedhjet për PE dërgojnë mesazhe shqetësuese deri në Ballkan
10 Qershor 2024, 10:25
-
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian: Si organizohen dhe kush mund të votojë?
6 Qershor 2024, 08:05
-
Policia kontrollon zyrat e PE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse
29 Maj 2024, 13:24