Euronews shkruan se autoritetet vendore në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë kanë bërë mjaft përgatitje për të mirëpritur Papa Francesku në vizitën e tij të parë në Evropë. Katolicizmi ka rifituar vendin e tij në shtetin shumë shekullor, ku Islamizmi ka më tepër besimtarë, thonë ata. 

Ata e vlerësojnë si një vizitë domethënëse që prej kohës së regjimit të Enver Hoxhës, gjatë viteve 1944 dhe 1985, ku priftërinjtë katolikë u persekutuan dhe në vitin 1967 u ndaluan të gjitha besimet fetare.

papa ne shesh

Ata veçojnë mesazhin e një banori në Tiranë, Ksenofon Dilo, i cili citohet të ketë thënë: “Në rastin tim nuk ka rëndësi nëse jam katolik, ortodoks apo mysliman. Papa po vjen të vizitojë vendin tonë, një vend që ka vuajtur shumë dhe ai do vijë të thotë shumë gjera, përfshirë dhe mbështetjen për të ruajtur marrëdhëniet dhe bashkëjetesën paqësore mes besimeve fetare të ndryshme.”

Në një kishëz në Derven, 30 kilometra në veri të kryeqytetit, shihet një simbol i kësaj harmonie, ku ajo është rindërtuar për të tretën herë gjatë vitit të fundit nga 15familje myslimane të zonës. 

Prifti i famullisë Carmine Leuzzi citohet të ketë thënë se “Shqipëria është një shembull i mrekullueshëm i kësaj harmonie dhe Papa Francesku po vjen për të konfirmuar këtë harmoni, paqe dhe dashuri vëllazërore mes besimtarëve të feve të ndryshme”.

Katolikët përbëjnë vetëm 10% të popullsisë në Shqipëri, por ata e shohin këtë vizitë si një konfirmim të dëshirës së tyre për t’u bashkuar në Europën e gjerë pas kaq shumë vitesh izolimi gjatë periudhës komuniste.

martiret

Redaksia Online