Shqipëria ka patur një nisje të parafërt me Rumaninë dhe Bullgarinë në rrugën e integrimit në stukturat euroatllantike. Ngjashmëritë mes tre vendeve në planin e aspiratave postkomuniste dhe arritjeve të para demokratike kanë qenë shumë më evidente se dallimet në aspekte të tjera. Ne kemi qenë në një varkë, apo në një agjendë integruese me këto vende mike.
Dhe s’mund të ishte ndryshe, pasi kur u ndamë nga komunizmi dhe u nisem së bashku drejt së ardhmes së re demokratike, vendet e ish Jugosllavisë u përfshinë në luftën e përgjakshme të shpërbërjes së federatës. Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria kanë trokitur njëra pas tjetrës në dyert e Këshillit të Europës. Ato kanë ecur krah për krah me detyrat e para të planveprimit për anëtarësim në NATO. Kriza e zgjedhjeve dhe e piramidave në vitet 1996-1997 na shkëputi nga simotrat tona të Ballkanit, por jo në atë shkallë sa të çuditemi. Rumania dhe Bullgaria u pranuan në NATO pesë vjet para Shqipërisë. Për shumë arsye, dikur kemi shpresuar e besuar se kjo ...distancë do të ruhej pak a shumë edhe për kalendarin e hyrjes së këtyre vendeve në Bashkimin Europian.
Mjafton të përmendim këtu faktin e jashtëzakonshëm të përballimit të eksodit që provokoi rregjimi i Milosheviçit gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër genocidit dhe pushtimit serb të Kosovës, sprovë të cilën Shqipëria e përmbushi në shprehje të virtyteve të saj tradicionale, por duke u hequr ndërkaq një barrë të madhe vendeve europiane. Shqipëria është vlerësuar, por nuk ka përfituar ndonjë bonus për këtë kontribut të rrallë. Rumania dhe Bullgaria u pranuan në BE në vitin 2007.
Kanë mbushur vitin e pestë dhe kanë filluar të gjashtin si anëtarë me të drejta të plota në BE, ndërkohë që Shqipëria nuk ka marrë ende statusin e vendit kandidat. Që do të thotë se në skenarin me të mirë diferenca jonë kohore në raport me Bullgarinë dhe Rumaninë për hyrjen në BE do të jetë dyfishi i diferencës për hyrjen në NATO. Askush nuk mund ta imagjinonte në vitet e para të demokracisë se do të mbërrinim kaq vonë në raport me simotrat e nisjes. Ky është padyshim një fakt i trishtueshëm për popullin më proeuropian të rajonit, që mbështet në mënyrë plebishitare anëtarësimin e vendit në BE.
Jo se jemi xhelozë për pranimin në kohë të Rumanisë dhe Bullgarisë. Përkundrazi. Jemi të trishtuar për ngadalësimin dhe vonesën e aderimit tonë. Shumë njerëz që nuk futen në të thella e kanë të vështirë të kuptojnë dhe të pajtohen me psenë e një diference kaq e madhe. Shqipëria si vend jo anëtar i ka krijuar Europës me pak probleme se vendet e reja anëtare me lëvizjen e lirë. Ky është një fakt mjaft domethenës që nxjerr sërish në pah panatyrshmërinë e gjithë kësaj diference.
Mbetet të kuptojmë më mirë, me një sens analitik patjetër sa ka ndikuar gjeopolitika apo zhgënjimi i Europës me anëtarët e rinj dhe sa kanë ndikuar zhvillimet e brendshme në Shqipëri për ngadalësimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në këtë rrafsh dy gjera janë të qarta dhe duhen thënë me plot gojë.
E para, mbetjet eventuale të paragjykimeve të Europës për Shqipërinë dhe shqiptarët duhej të kishin shërbyer e të shërbejnë si një arsye me shumë për t’i bërë më mirë se sa duhet e më shpejt se sa duhet detyrat e integrimit. Pra nëqoftëse kemi shkuar me mendimin se Europa nuk ka hatër me ne, përgjigja shqiptare nuk mund të ishte kokëfortësia, por përgatitja e dyfishtë. E dyta, që lidhet padyshim me të parën, elitat politike drejtuese të vendit kanë qenë deri më sot nën nivelin e pritshmërisë, aspiratës dhe kontributeve qytetare për integrimin. Vertetë jemi populli më proeuropian i rajonit, por progres raportet e BE-së për vendet aspirante kanë treguar nga ana tjetër se jemi gjithnjë larg Europës për sa i për reformave reale dhe standardeve të zbatuara.
Me fjalë të tjera, populli e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të veten, por qeveria nuk e ka bërë të sajën. Ky është problemi. Në fund të fundit, na pëlqen apo jo, Brukseli ka vlerësuar e vlerëson me përparësi plotësimin jo vetëm formalisht të kritereve të anëtarësimit. Ideja se Brukseli nuk na ka shumë në hatër, siç thuhet për raportin e mësuesit me një tip nxënësi dhe ideja e kundër se fajin e kemi vetë, plotësojnë në lidhjen e tyre këndvështrimin shqiptar për vonesat në procesin e integrimit.
Sa herë artikulohet ideja e parë, Brukseli s’ka asnjë vështirësi të na mbyllë gojën me listën e kritereve të paplotësuara, me nivelin e lartë të korrupsionit, me kulturën e pandëshkueshmërisë e mjaft argumente të tjerë që nuk mund të rrëzohen me fjalë. Nga ana tjetër, mjaft prej kritereve të marrjes së ftesës, ashtu siç i shohim të formuluara në progres raportet e përvitshme, janë kaq të rrumbullakosur, kaq të hapur e elastikë sa nuk gabojmë po të themi se për shkakun e tyre mund ta kishim marrë ftesën para katër vitesh dhe askush nuk do të skandalizohej sikurse mund të mos e marrim as pas pesë vjetësh e sërish askush nuk do të skandalizohej.
Nuk ka dyshim se kur Europa nënvizon kriterin e zgjedhjeve një pjesë e opinionit ka parasysh raportet kritike të ODHIR-it për zgjedhjet politike të vitit 2009 dhe ato vendore të vitit 2011. Kur nënvizon kriterin e antikorrupsionit të gjithë kemi arsye të sjellim në mendje rastet me flagrante të makrokorrupsionit me stampë qeveritare që kanë tronditur opinonin publik dhe Brukselin. Kur nënvizon çështje e reformës në drejtësi opozita dhe mijëra qytetarë të lirë kujtojnë bëmat e pagjykuara të trafiqeve, fatin e Gërdecit , 21 janarit, e tjerë. Mirëpo nuk është e thënë që këto që thamë më lart të jenë mendimet e Europës.
Aq më pak të qeverisë shqiptare dhe mbështetësve të saj. Unë jam një prej opinionistëve që mbroj prej kohësh pikëpamjen jo puritane se përfshirja, qoftë edhe duke mbyllur një sy ( jo të dy sytë), e ndihmon demokracinë shqiptare më shumë se lënia jashtë apo në pritje. Shumë kolegë kanë pikëpamjen e kundërt, domethënë se pranimi “me hatër” i bën dëm demokracisë. Padyshim ka logjikë në qëndrimin e tyre . Unë mendoj ndryshe jo vetëm se mundohem ta shoh çështjen e integrimit përtej agjendës e politike të ditës të njërit dhe tjetrit lider politik me peshë, por edhe ngaqë kam parë se Tirana zyrtare nuk trembet e nuk motivohet realisht nga vonesat e Brukselit. Në planin propagandistik qeveria është okay me mënyrën si i formulon Brukseli qëndrimet për Tiranën. Rëndom, në këto formulime ka municion për të dyja palët kundërshtare. Publiku në tërësi rreshtohet në logjikën e palëve. Pra gjithçka mbetet në një gjendje pati, siç thuhet në shah.
E gjithë kjo, duam apo nuk duam, ushqen përshtypjen se Brukseli na mundon shumë dhe na ndihmon pak me këtë punën e ftesës për t’u bërë kandidatë. Europa do të na ndihmonte shumë po të ishte më e drejtpërdrejtë dhe më eksplicite në lidhje me lëshimet, tolerimet, rezervat dhe pretendimet e saj ndaj Tiranës. Gjërat duhen emërtuar. Kjo është gjuha që ndihmon publikun dhe pastaj edhe drejtuesit politikë. Parlamenti Europian ka bërë në verën e vitit 2010 një rezolutë për hetimin e zgjedhjeve të cilën qeveria e Tiranës e ka sfiduar. Zyrtarët e Brukselit kanë bërë deklarata të forta kushtëzuese për vrasjet e 21 janarit dhe videon Meta-Prifti; ata kanë shprehur qëndrimet e tyre të qarta si duhej të ishin zgjedhjet e 8 majit dhe si duhej zgjedhur Presidenti i Republikës, duke sugjeruar marrëveshjen dhe konsensusin. Është fakt se qeverisë shqiptare nga një vesh i kanë hyrë dhe nga një tjetër i kanë dalë të gjitha këto qëndrime. Shqiptarët që mendojnë se demokracia e vendit të tyre rregullohet me mirë duke hyrë se sa duke pritur, i njohin Europës me zemër në dorë tolerancën e saj të gjerë ndaj sfidave që i ka bërë qeveria e vogël e Shqipërisë. Tani presim ftesën.
Por nëqoftëse nuk duan të na e japin, më mirë të na e thonë troç përse se sa të në lenë sërish në patin tonë shumëvjeçar të përgjegjësisë jetime. Të jenë konkretë, e kanë për zgjedhjet, për 21 janarin, për korrupsionin, për rënien e pavarësisë së institucioneve, për çfarë… ( Ngërçin për dy a tre ligje të pavotuara nuk po e përmend pasi besoj se opozita do të gjejë rrugën për ta zgjidhur).
shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com