Europa league, 5 ekipe sigurojnë kalimin në 1/16, Lazio thuajse jashtë

Europa league, 5 ekipe sigurojnë kalimin në 1/16, Lazio thuajse jashtë

Manchester United, Celtic, Basel dhe dy ekipet spanjolle Sevilla e Espanyol janë 5 ekipet e parë që arrijnë kualifikimin për në fazën e 1/16 të Europa League. Manchester United ka fituar lehtësisht 3-0 në “Old Traford” ndaj Partizanit të Beogradit dhe siguroi kalimin më tej.Greenëood, Martial dhe Rashford ishin autorët e golave ndërsa Az Alkmar mban vendin e dytë në grupin L dhe është shumë pranë fazës tjetër.

Celtic Fc fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Lazios në “Olimpico” ,siguroi kualifikimin dhe bën që italianët të jenë thuajse jashtë Europa League që në fazën e grupeve. Ciro Immobile kaloi Lazion në avantazh por skocezët përmbysën gjithçka me golat e Forrest dhe Nitcham. Mbrëmje e errët edhe për skuadrën tjetër të kryeqytetit italian Romën që u mposht në Gjermani nga G’Ladbah. 2-1 fituan vendasit por në grupin J çështja e kualifikimit është e hapur për të katërta ekipet.

Ndërkaq Sevilla specialistja e Europa League luajti tenis në Luksemburg ndaj Dudelange duke fituar 5-2. Ishte mbrëmja e Munir e Dabbur që shënuan respektivisht tre dhe dygolësha. Më tej kaloi edhe spanjollja tjetër Espanyol dhe Basel i Taulant Xhakës./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet