E nisi me pretendimin për të luajtur finalen e kompeticionit, por Milan zhgënjeu që në ndeshjen e parë të fazës së grupit të Europa League, duke u mposhtur me rezultatin 0-2 nga Benfica. ‘Djalli’ u pa pa ide dhe pa grintë në ‘San Siro’, ndërsa miqtë nga Portugalia realizuan nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht Lukebakio dhe më pas Kaminski.
Edhe pse në pjesën e dytë trajneri Amorim aktivizoi disa prej lojtarëve më të mirë Milan e pati të vështirë të rrezikonte portën e Benfica-s. Më shumë se rezultati loja u bë shkak që tifozët e ‘djallit’ të vërshëllenin ekipin në ‘San Siro’. Për portugezët kjo ishte fitorja e parë në histori në Kupat e Evropës kundër Milanit, ndërsa trajneri i italianëve Amorim pas ndeshjes u shpreh ‘se skuadra ishte armiku vetes, duke bërë shumë gabime me kontrolline topit’.
Në duelet e tjera të mbrëmjes Anderlect u mposht 1-2 në shtëpi nga Lyon, Sunderland fitoi 1-0 kundër Az Alkmar, Bayern Leverkusen likuidoi pastër 2-0 Celje-n, Hapoel Beer Sheva barazoi 0-0 kundër Dinamo Zagreb, Olympiacos ia doli 2-1 kundër Jagellonia-s, ndërsa Sturm Graz barazoi 0-0 me Rennes.
Më herët qipriotët e Ominias mposhtën 1-0 Celta Vigo-n dhe Ararat-Armenia humbi 1-4 kundër Sparta Praghue.
Rezultatet e mbrëmjes së parë në Europa League
Milan 0-2 Benfica
Anderlecht 1-2 Lyon
Sunderland 1-0 Az Alkmar
Leverkusen 2-0 Celje
Beer Sheva 0-0 D.Zagreb
Olympiacos 2-1 Jagellonia
Sturm Graz 0-0 Rennes
Omonia 1-0 Celta Vigo
Ararat 1-4 Sprta Prague









Komente
Komento