Këtë të premte në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Europa League. Goglat vendosën përballë duele interesante. Dinamo e Zagrebit gjen përballë Genkun, ndërsa Bologna luan me norvegjezët e Brann. Celtic përballet me Stuttgartin, Fenerbahce kundër Nottingham dhe Fenerbahce - Nottingham.
Përballje të forta edhe për PAOK dhe Lille, që gjejnë konkretisht Celta Vigon dhe Crvena zvezdan. Ndeshjet e para play-off të Europa League do luhen më 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 26 shkurt.
Finalja e këtij sezoni në Europa League do luhet në Stamboll, teksa sipas këtij shorti është mësuar edhe rruga e skuadrave për të shkuar deri në këtë pikë.
Çiftet që do përballen në play-off:
Dinamo Zagreb - Genk
SK Brann - Bologna
Ludogorets - Ferencvaros
Celtic - Stuttgart
Panathinaikos - Viktoria Plzen
Fenerbahce - Nottingham
PAOK - Celta Vigo
Lille - Crvena zvezda

Rruga drejt finales së Stambollit
Komente










