Europa League/ Roma merr fitoren e parë, Mourinho ndëshkohet me karton të kuq kundër Man. United! Fitojnë Besiktas, Tottenham dhe Lazio

Europa League/ Roma merr fitoren e parë, Mourinho ndëshkohet me karton të kuq kundër Man. United! Fitojnë Besiktas, Tottenham dhe Lazio

Fenerbahce 1-1 Man. United

Europa League zhvilloi mbrëmjen e së enjtes 16 ndeshjet e mbetura për raundin e tretë.

Roma siguroi fitoren e parë me formatin e ri të turneut, teksa mposhti 1-0 Dinamon e Kievit në ‘Olimpico’ falë golit të Dovbyk në minutën e 23 nga penalltia.

Në Stamboll, Fenerbahce dhe Manchester United barazuan 1-1. Në pjesën e dytë Jose Mourinho la turqit pa trajner pasi doli me karton të kuq dhe e ndoqi pjesën e mbetur të ndeshjes nga tribuna. Ndeshja u shoqërua përpara saj me përleshje mes tifozëve në rrugët e Stambollit.

Rangers fitoi 4-0 kundër Steauas së Bukureshtit me Nedim Bajramin në fushë. Besiktas mposhti 0-1 Lyon, teksa nga minuta e parë për miqtë luajti Muçi. Tri pikë me vlerë edhe për Tottenham, Lazio, Bilbao apo Ajax.

Pas tre ndeshjeve të para me pikë të plota (9) kryesojnë Lazio, Tottenham dhe Anderlecht.

Europa League, raundi 3 - E enjte 24 tetor 2024:

18:45

Roma 1-0 Dinamo Kiev

Eintracht Frankfurt 1-0 RFS

Ferencvaros 1-0 Nice

Macabi Tel Aviv 1-2 Real Sociedad

Midtjylland 1-0 Royal Union SG

PAOK 2-2 Plzen

Qarabag 0-3 Ajax

21:00

Anderlecht 2-0 Ludogorets

Ath. Bilbao 1-0 Slavia e Pragës

Porto 2-0 Hoffenheim

Fenerbahce 1-1 Manchester United

Lyon 0-1 Besiktas

Malmo 0-1 Olympiacos

Rangers 4-0 FCSB

Tottanham 1-0 AZ Alkmaar

Tuente 0-2 Lazio

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere