Europa League zhvilloi mbrëmjen e të enjtes 18 ndeshjet e raundit të gjashtë të fazës së ligës.

Në Skoci, vendasit e Celtic u mposhtën 0-3 nga Roma. Keltët nuk i bënë dot ballë italianëve duke pësuar tre gola që në pjesën e parë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e gjashtë me autogolin e Scales. Më pas Evan Ferguson shënoi dy herë për Romën në minutat 36-të dhe 45+1. Katër minuta më vonë Engels gaboi penalltinë për Celtic.

Në Vigo, Celta u mposht 1-2 nga Bologna me përmbysje. Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Bryan Zaragoza në minutën e 17-të, para se Bernardeschi në pjesën e dytë të përmbyste ndeshjen me dopietë.

Në Francë, Lyon fitoi 2-1 kundër G.A. Eagles. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Vendasit gjetën golin me Moreira pas vetëm tre minutash, ndërsa Smit vendosi barazimin momental në minutën e gjashtë. Duhej Sulc në minutën e 11-të që Lyon të fitonte 2-1.

Pas gjashtë ndeshjeve në fazën e ligës së Europa League, Lyon, Midtjylland dhe Aston Villa kryesojnë me nga 15 pikë.

Europa League, faza e ligës - raundi i gjashtë:

E enjte, 11 dhjetor 2025

Dinamo Zagreb 1-3 Betis

Ferencvaros 2-1 Rangers

Ludogorets 3-3 PAOK

Midtjylland 1-0 Genk

Nice 0-1 Braga

Sturm Graz 0-1 Crvena zvezda

Stuttgart 4-1 Maccabi Tel Aviv

Utrecht 1-2 Nottingham

Young Boys 1-0 Lille

Basel 1-2 Aston Villa

Brann 0-4 Fenerbahce

Celta Vigo 1-2 Bologna

Celtic 0-3 Roma

Porto 2-1 Malmo

FC Steaua e Bukureshtit 4-3 Feyenoord

Freiburg 1-0 Salzburg

Lyon 2-1 G.A. Eagles

Panathinaikos 0-0 Plzen

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30

    Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?