Europa League zbriti të enjten në fushë me katër ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale. Pas përballjeve të djeshme një biletë për në fazën gjysmëfinale e siguruan Freiburgu, Aston Villa, Braga dhe Nottinghami.
Në bazë të shortit të hedhur më herët nga UEFA, dy ndeshjet gjysmëfinale janë: Braga - Freiburg dhe Nottingham - Aston Villa. Ndeshjet e para mes këtyre çifteve janë programuar të luhen më 30 prill dhe ato të kthimit më 07 maj.
Në Birmingham, Aston Villa 'shkërmoqi' 4-0 Bolognan dhe me rezultatin e përgjithshëm 7-1 dominoi klubin e Serie A duke e eliminuar, për të treguar nivelin e lartë të futbollit anglez. Për skuadrën e Unai Emery golat u shënuan nga Watkins, Buendia, Rogers dhe Konsa.
Në 'City Ground', Nottinghami fitoi 1-0 kundër Portos me golin e Gibbs-White në minutën e 12-të dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-1 kalon më tej. Në gjysmëfinale do kemi një derbi anglez mes Nottinghamit dhe Aston Villas.
Në Spanjë, vendasit e Celta Vigos u mposhtën sërish nga Freiburg, këtë herë 1-3, teksa gjermanët kalojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 6-1. Po në Spanjë, edhe Betis vendas u eliminua pas humbjes 2-4 nga portugezët e Bragës. Këta të fundit do përballen kundër Freiburgut në gjysmëfinale.
Europa League, çerekfinalet e kthimit - 16 prill 2026
18:45
Celta Vigo 1-3 Freiburg (0-3)
21:00
Aston Villa 4-0 Bologna (3-1)
Betis 2-4 Braga (1-1)
Nottingham 1-0 Porto (1-1)
*Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para
Europa League, faza gjysmëfinale:
Braga - Freiburg
Nottingham - Aston Villa
*Shënim: Ndeshjet e para luhen më 30 prill dhe ato të kthimit më 07 maj
Komente






