/ ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sot, Kukësi, Laçi e Partizani do të "ngjiten" në skenën europiane të futbollit në kuadër të turit të parë eliminator të Europa Ligës. Të parët që do të luajne jane fituesit e Kupës së Shqipërisë, Laçi.
Në orën 17:30 në stadiumin e kurbinasve, bardhezinjtë do të presin skuadrën azere të Inter Bakus. 30 minuta pas fillimit të takimit në Laç, në kryeqytet, Kukësi do të presë kundërshtarët e vet, skuadrën e Torpedo Zhodinos, një skuadër që në letër duket e mjaft e lehtë. Ndeshja e fundit e skuadrave shqiptare do të nise në orën 19:00 dhe do të luhet në Norvegji, ku Partizani do të ballafaqohet me skuadrën e Stromsgodset.
Skuadrat shqiptare kanë garuar në kompeticionet europiane që nga sezoni 1962-1963. Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Flamurtari, Skënderbeu, Kukësi, Teuta, Besa, Elbasani, Laci, Albetrol, Apolonia, Tomori dhe Bylis janë skuadrat që kanë përfaqësuar futbollin shqiptar në arenën europiane. Ekipi me më shumë pjesëmarrje në Europë është Tirana me 26 te tilla e 70 ndeshje të luajtura, ku ka arritur 15 fitore kundrejt 43 humbjeve. Bardheblutë kanë rekordin e 11 kualifikimeve në Champions League, Kupën e Kupave dhe Europa League, teksa 3 herë kanë arritur në 16 më të mirat e Europës. Ndërkohë, skuadra që ka kaluar më shumë ture është Kukësi, që në debutimin në arenën kontinentale kaloi 3 raunde në Europa League.
PROGRAMI
Laçi-Inter Baku 17:30
Kukësi- Torpedo Zhodino 18:00
Stromsgodset-Partizani 19:00*Ndeshjet e kthimit me 9 korrik
/Shqiptarja.com