Skënderbeu është ndalur në një barazim 1-1 nga Kamza në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme.
 
Korçarët kaluan të parët në avantazh me Shkodrën në pjesën e parë në minutën e 28 duke e mbyllur në avantazh.
 
Por në të dytën, Kamza nuk u dorëzua duke besuar te një rezultat pozitiv dhe aksionet u shpërblyen me golin e shënuar në të 68’ me Rezin.
 
Pas barazimit, Skënderbeu tentoi disa herë për të gjetur rrugën e fitores, por pa mundur deri në fund.
 
Duket se Europa League ka lodhur Skënderbeun, që nuk arriti të merrte pikët e plota përballë Kamzës, që u ngjit këtë edicion në Superiore.