Europa në 'udhëkryq' për paketën e rimëkëmbjes ekonomike shkaktuar nga pandemia Covid

Europa në 'udhëkryq' për paketën e rimëkëmbjes ekonomike shkaktuar nga pandemia Covid

Liderët e Bashkimit Evropian zhvilluan sot takimin e tyre të parë ballë për ballë pas pesë muajsh, por kjo nuk duket se do të sjellë ndonjë ndryshim në ndasitë mes tyre mbi një plan shpëtimi të ekonomisë europiane të lidhur me pandeminë Covid.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel e cila mbushi sot 66 vjeçe, shkoi në Bruksel jo për të festuar, por për të provuar nëse negociatat me praninë fizike të gjithësecilit mund t’i japin përgjigje pyetjes prej 750 miliardë eurosh ndihmë pë ekonominë e Unionit.

BE-ja është zhytur në një situatë e rëndë ekonomike shkaktuar nga koronavirusi dhe zyrtarët europianë kanë përpiluar plane për një paketë të madhe stimuluese me synimin për t'i nxjerrë vendet e tyre nga situate e rënduar

Por disa vende në veri të Europës, të udhëhequra nga Holanda e Kryeministrit Mark Rutte, janë kundër ‘hedhjes’ së parave për fqinjët e tyre jugorë pa vendosur fillimisht kushte të forta. Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër e ndoshta edhe të dielën, por pak besojnë se mund të shënohet ndonjë përparim. Nisur nga kjo pritet edhe një takim tjetër i nivelit të lartë më vonë gjatë këtij muaji.

Mikpritësi i takimit të nivelit të lartë Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian po përpiqet të krijojë një moment kthese pasi video-konferencat e mëparshme lidhur me koronavirusin shërbyen vetëm për të nënvizuar dallimet mes udhëheqësve.

Diplomatët europianë thanë se Holanda do të vazhdojë të këmbëngulë që vendet anëtare të ruajnë të drejtën e vetos kundër çdo vendimi për t'u dhënë kredi vendeve të tjera të BE-së.

Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”