Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
Foto nga operacioni i EUROPOL në Spanjë
SPANJË- EUROPOL ka goditur një rrejt kriminal në Spanjë, që pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave. Operacioni i mbështetur nga agjencitë e 6 vendeve, mes tyre edhe SPAK, ka çuar në pranga 9 persona. Ky është vijim i operacionit GORGON dhe WHITEWALL, ndërsa EUROPOL njofton se ka sekuestruar 25 milionë euro kriptomonedha, 35,000 euro cash, ar, bizhuteri luksoze, dokumente dhe celularë.
Jo rastësisht në hetimet e këtij operacioni është përfshirë edhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pasi GORGON është operacioni që goditi grupin e Çapjave në Elbasan. Madje, sipas EUROPOL grupi kishte një bazë edhe në Shqipëri. Ku një shqiptar që ishte pjesë e bandës së Çopjave ka ndihmuar anëtarët e këtij grupi kriminal që të pastronin paratë përmes kriptomonedhave.
Si ra EUROPOL në gjurmët e këtij grupi?
Hetimi për shkatërrimin e këtij grupi kriminal nisën që në vitin 2021, ku pas një operacioni për trafik kokaine u sekuestruan para në një banesë. Disa nga kartëmonedhat pesë euro kishin mbishkrime me dorë, që sipas EUROPOL pas zbërthimit të këtyre mbishkrimeve kanë arritur të sigurojnë informacione mbi personat që koordinonin dhe financonin veprimtarinë kriminale të këtij grupi.
Guardia Civile e Spanjës i dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e verifikoi atë me të dhënat nga rastet EncroChat dhe Sky ECC. Si rezultat, u identifikua organizatori me bazë në jug të Spanjës, i cili mbikëqyrte rrjetin që operonte nga Dubai. I dyshuari, një shtetas britanik, u arrestua më 12 shtator 2022.
Shumë të dhëna për goditjen e këtij grupi janë marrë nga komunikimet e EncroChat dhe Sky ECC dhe kjo ka çuar edhe në një aksion nga EUROPOL që u realizua më 4 nëntor 2024 në Malaga, Spanjë, me pjesëmarrjen e autoriteteve të rendit nga Belgjika, Bullgaria, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara.
Operacioni WHITEWALL ishte hapi i parë i këtij hetimi për të goditur këtë rrjet financiar. Ky grup kryesisht kontrollohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe operonte në të gjithë BE-në, por kishte edhe bazë në Shqipëri.
Pikërisht nga vendi ynë, një anëtar i bandës së Çopjave, u mundësonte pastrimin e parave përmes kriptomonedhave. Kjo mënyrë po përdoret gjithnjë e më shumë jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale.
Vendet pjesëmarrëse
Shqipëri: Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit
Bullgari: Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar
Belgjikë: Policia Federale
Holandë: FIOD
Spanjë: Guardia Civil
Shtetet e Bashkuara: Administrata për Zbatimin e Drogës (DEA)
Copa ari të sekuestruara nga EUROPOL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor, 12:08
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Marisa Paredes, ylli i kinemasë spanjolle, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare
17 Dhjetor, 16:12
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor, 07:23
-
DEA i zbuloi nga aplikacioni 'Signal', kapen 46 kg kokainë në Greqi! 4 në pranga, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)
16 Dhjetor, 11:53
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor, 08:30
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14
-
Po bënte 'hiking' me familjen, bie në luginë dhe ndërron jetën miliarderi dhe themeluesi i 'Mango'
14 Dhjetor, 20:20
-
Grabitje në Majorka, arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar për vrasje, ekzekutoi 30-vjeçarin në një koncert në Londër (EMRI)
14 Dhjetor, 17:32
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Spiropali: Kjo vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike
14 Dhjetor, 15:27
-
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën
14 Dhjetor, 11:08