Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Një nga festat kryesore të Krishtërimit, në 24 dhjetor Shërbesa e Vigjiljes! Perëndia zbriti nga froni për të shpëtuar njerëzimin

‘Një nga festat kryesore të Krishtërimit’, kështu e ka cilësuar At Grigor Pelushi, festën e Krishtlindjeve.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, ai tha se ardhja e Perëndisë u bë për të shpëtuar njeriun. 

‘Përgatitjet kanë nisur sepse kjo është një ngjarje shumë e madhe. Është një nga festat kryesore të krishtërimit dhe aty nis edhe vet zanafilla e krishtërimit. Krishtlindja është ardhja e perëndisë në formë njeriu, perëndia zbret nga froni i vet për të shpëtuar njerëzimin. Kur ndodhi lindja e Krishtit kemi një portret të bukur praninë e Shën Mërisë, aty ishin edhe 3 mbretër nga Babilonia që në atë kohë ishte si Amerika e sotme. Ata e dinin se fëmija do të lindte nga një vajzë që do të ishte si virgjëreshë. Ai ishte një fëmijë i gjinisë mashkullore dhe kjo ishte një bekim’, tha ai.

At Grigor Pelushi tha se përgatitjet për festën kanë filluar dhe më 24 dhjetor do të bëhet edhe shërbesa e vigjiljes.

‘Përgatitjet kanë nisur më herët. Më 24 është shërbesa e vigjilies janë leximet që përshkruajnë të gjithë ngjarjet. Pjesët që ne përzgjedhim tregojnë me detaje se si ka ndodhur ngjarja. Në 25 është dita kulminante dhe ne mblidhemi të gjithë në kishë. Lindja ka ndodhur herët në mëngjes. Ne ja dedikojmë Zotit të gjitha këto ngjarje dhe gëzimet dhe hidhërimet. Do të kemi edhe aktivitet të tjera dhe ne ndihmmi mirë kur kemi një festë dhe kjo atmosferë paraqitet në kishën tonë dhe shërbesat po bëjnë thirrje që festa po afron', tha ai.

Ai tha se dritat të cilat vendosen për Krishtlindje simbolizojnë ardhjen e Krishtit, e cila sipas tij ishte si një dritë që ndriçoi njerëzimin.

“Krishti vjen si një dritë dhe kjo është ajo edhe festa dhe dritat e jashtë kanë të bëjnë diçka në kuptimin e festës, sepse kjo periudhë nga lindja deri në pagëzim quhet periudhë e dritave, sepse krishti vjen si një dritë që do të ndriçonte popullin’, tha ai.

Ai tha se Kisha Orthodhokse tashmë është e konsoliduar dhe ka edhe 7 peshkopë.

‘Kisha Orthodhokse, ka pasur festë të madhe, sepse u bë zgjedhja e një peshkopi si metropoli i Beratit Vlorës dhe Kaninës, por kemi edhe zgjedhjen edhe të Hirësi Anastasit si Kryepeshkop i Krujës. Ne tashmë kemi një kishë më se të konsoliduar dhe e shohim se si ato mendimet e viteve të  para që kishin të bënin me Kishën Orthodhokse, jo humbën Autoqefalinë, na erdhën këto të Greqisë, këto të gjitha kanë rënë poshtë. Ne kemi 7 peshkopë brenda kishës sonë dhe kjo është një ngjarje e madhe dhe kemi një konsolidim të të gjithë strukturës së kishës.  Kisha ka qenë jo vetëm aktive, por ka qenë pranë kësaj shoqërie’, tha ai.

S.B/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse