Eurosong 2020 online pa garë, Arilena Ara prezanton klipin e këngës “Shaj” në anglisht

Eurosong 2020 online pa garë, Arilena Ara prezanton klipin e këngës “Shaj” në anglisht

Ne foto Arliena Ara

Eurosong 2020, si rrallëherë për shkak të pandemisë Covid 19, vjen online edhe pa garë në datë 16 maj me 41 pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

Këngëtarja Arilena Ara, e cila është fituesja e Festivalit të 58-të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar  do të jetë pjesë e “Euorpe Shine Olight”.

Artistja do të prezantojë klipin e këngës “Shaj” në versionin anglisht “Fall from the sky".

41 artistët pjesëmarrës do të këndojnë nga shtetet e tyre në nderim të të gjithë atyre, që janë duke luftuar me Covid 19.

Artistët do të këndojnë në një performancë të përbashkët këngët fituese të vitit 1997, “Love Shine a Light” e Katrina dhe The Waves. Ndërsa, nuk do të mungojnë as të ftuarit special, që kanë qenë fitues të këtij festivali ndër vite.

Ndërsa, Festivali ishte parashikuar që të prezantohej në Roterdam të Holandës live, Televizioni Publik Shqiptar gjatë datave 12 dhe 14 maj, do të transmetojë mini-klipe për 41 artistët pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik

Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik