Nga të dhënat e EUROSTAT rezulton se, gjatë kësaj periudhe 17 700 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE. Shqiptarët përbëjnë 8% të kërkesave për azil dhe janë të tretët pas qytetarëve nga Siria dhe Afganistani.
Thuajse 90% (15 400) e shqiptarëve që kanë apliar për azil, e kanë bërë kërkesën në Gjermani.
BE
Gjatë periudhës prill-maj-qershor në BE kanë kërkuar azil 213 200 njerëz, rreth 15% më shumë krahasuar me 3-mujorin e parë të këtij viti. Ndërsa krahasuar me të njëjtët periudhë të vitit 2014 ka një rritje prej 85%.
1 në 3 kërkesa për azil që janë bërë në BE, është dorëzuar në Gjermani, vendi i cili ka pritur 80 900 kërkesa në total. Në vend të dytë është Hungaria me 32 700 kërkesa, më pas vjen Austria me 17 400 aplikime, Italia me 14 900, Franca 14 700 dhe më pas Suedia 14 300.
Gjatë këtij 3-mujori janë rritur me 159% kërkesat në Holandë, Lituani me 123%, Austri me 79%, Finlandë me 67% dhe Danimarkë me 66%.
Shqipëria
Gjatë periudhës prill-maj-qershor, 17 700 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke përbërë 8% të aplikimeve. Shqiptarët janë tre tretët pas qytetarëve nga Siria dhe Afganistani.
Fakti interesant është se gati 90% e aplikimeve që bërë nga qytetarët nga Shqipëria janë paraqitur në Gjermani, saktësisht 15 545 kërkesa.
Në tabelën e publikuar nga EUROSTAT rezulton se shqiptarët janë të dytët në Gjermani, pas sirianëve me 16 335 kërkesa. Në vend të tretë janë shqiptarët nga Kosova me 7 475 aplikime.
Shqiptarët janë të tretët në Irlandë edhe pse në këtë vend kanë dorëzuar vetëm 55 aplikime për azil. Në vend të parë janë pakistanezët me 440 kërkesa dhe më pas vjen Bangladeshi me 90 kërkesa.
Në Luksemburg, shqiptarët janë të dytët me 25 kërkesa, ndërsa të parët janë shqiptarët nga Kosova me 50 aplikime.
Në Slloveni, shqiptarët janë të dytët edhe pse jave vetëm 5 qytetarë që kanë kërkuar azil në këtë vend. Të parët janë iranianët me 10 aplikime.
Kosova
Shqiptarët nga Kosova, të cilët ishin në krye të listës gjatë tre muajve të parë të 2015-s, gjatë kësaj periudhë nuk kanë kërkuar pasivisht azil. Numri i kërkesave ka rënë nga 50 mijë që ishte në periudhën janar-shkurt-mars në gati 10 000 për tre mujorin e dytë.
Në përpjesëtim me numrin e popullsisë, numri i lartë i kërkesave është dorëzuar nga Hungari. Më pas vjen Austria dhe Suedia kurse Gjermania është në vend të katërt.
Në kontrast vendi që ka kërkesat më të ulëta është Sllovakia me 5 aplikantë për milionë banorë. Pas saj vjen Kroacia, Rumania, Sllovenia, Lituanit, Portugalia dhe Çekia.