Eurostat: Rritja e çmimeve në Shqipëri ishte e lartë për ushqimet dhe hotelet në muajin shkurt

Eurostat: Rritja e çmimeve në Shqipëri ishte e lartë për ushqimet dhe hotelet në muajin shkurt

Gjatë muajit shkurt çmimet u rriten me ritme më të larta për ushqimet dhe për hotelet, sipas një metodologjie të Eurostat për matjen e inflacionit.

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt2019 është 2,1%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,9%, vërehet në grupet“Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar ngagrupet “Hotele, kafene dhe restorante”me 2,8%,“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3%, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %, “Argëtim dhe kulturë”, me 0,1 %.

Në muajinShkurt2019, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është0,8%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritjae çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%,pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Transporti” dhe“Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili.

Ndërsa, grupi “Veshje dhe këpucë” pati një ulje prej 0,1 %, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”. /Monitor

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës