Punk islandez? Folk polak? Apo Joik norvegjez? Çfarëdolloj rryme dhe kushdoqoftë fituesi i Eurovision-it, e rëndësishme është muzika. Në Tel Aviv, 41 vende do të jenë pjesëmarrëse në edicionin e 64 të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmë finaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetem 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës.
Edhe ky edicion i Eurovision-it nuk erdhi i papërfshirë nga polemikat. Ukraina u tërhoq nga konkurimi pasi e pa të papërshtatshem Izraelin si vend organizator kurse Bullgaria nuk merr pjesë për arsye financiare. Gjithashtu shumë organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për bojkot, pasi e shohin Izraelin si vend okupator. Megjithatë, këtë fundjavë miliona teleshikues do te “mbërthehen” para televiziorit për të ndjekur magjinë vjetore muzikore.
Mes 41 vendeve pjesëmarrëse, Holanda, që do të përfaqësohet nga Duncan Laurence me këngën “Arcade” shikohet si favorite dhe pas saj renditet Rusia. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”. Pavarësisht faktit se gjatë provave, regjia televizive e festivalit ka patur probleme teknike, blogerët e Eurovizionit janë shprehur se Maliqi është një nga zërat më të mirë në konkurrim./Përgatiti Ilir Çuçi
Kjo qënka burrë!
PërgjigjuDo s’kualifikohet për dy arsye: 1) Forma muzikore eshte e vjetër : strofë e parë, refren, strofë e dytë (përsëritje e të parës), pra kënga nuk ka zhvillim që të përfundojë ndryshe nga sa fillon që eshte dhe formati i ri muzikor. 2) Përdoret fjala ”identitet”. Dikur kishim nje këngë të tillë dhe u s kualifikua per kete arsye. Pse-në? Gjejeni!
Përgjigju