Eurovizion, Elhaida Dani gati klipin
e këngës që përfaqëson Shqipërinë

Eurovizion, Elhaida Dani gati klipin<br />e këngës që përfaqëson Shqipërinë
Edhe pse këtë vit pjesëmarrja e Shqipërisë në Eurovizion u shoqërua me debate të forta, për shkak të dorëheqjes së kompozitorit në momentin e fundit, Elhaida Dani ka mundur të finalizojë xhirimet e klipit të ri. Në kohë rekord po përgatitet kënga e re e Elhaida Danit që do të përqafojë Shqipërinë në Eurovision.

“I’m alive” është titulli i këngës, e cila do të prezantohet nesër për publikun shqiptar dhe më pas do të konkurrojë në Austri. Videoja duhet të shfaqet në 15 mars dhe pikërisht atë ditë ajo do regjistrojë variantin final të këngës në anglisht.

“Do e hedh zërin në ditën e fundit të afatit që kemi për ta dorëzuar. Në të vërtetë gjithçka është realizuar në kohë rekord për këtë këngë. E gjitha brenda tri javëve”, ka pohuar ajo për mediat. Le të shpresojmë që pas kësaj vorbulle debatesh të arrijmë një kualifikim të mirë në Eurovizion.

elhaida dani

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'