Viti 2015 erdhi me një lajm të keq për ekonominë e vendeve që përdorin euron. Për herë të parë që nga viti 2009, 19 vendet e Eurozonës kaluan në dhjetor në deflacion, duke qenë se çmimet mesatare të shportës së konsumatorit në të gjitha vendet anëtare ishin 0.2 për qind më të ulta se në dhjetor të vitit 2013.
Në vitin 2009, kur filloi kriza globale, në Eurozonë u shënua deflacion për pesë muaj rresht, por kjo situatë u kapërcye, edhe pse me një inflacion minimal. Banka Qendrore Evropiane pritet tani të marrë masa drastike për të përballuar situatën.
Rënia e çmimeve më ekonominë e tregut është e rrezikshme, pasi dekurajon prodhuesit dhe tregon për një konsum në rënie. Haruhiko Kuroda i Bankës së Japonisë deklaroi në mbledhjen e fundit në Davos të biznesit botëror se Japonia përjetoi një situatë të tillë. “Fitimet e korporatave shterën. Investimet në teknologji u atrofizuan. Risia dështoi. Kjo krijoi një mentalitet shumë negativ në Japoni”, tha ai.
Ndërkohë, lajmet nga bursat e lëndëve të para flasin për një rënie të mëtejshme të çmimit të naftës. Një fuçi e naftës amerikane të referencës WTI po tregtohet me 47.80 dollarë, ndërkohë që javën e fundit të vitit të kaluar ishte ende mbi 50 dollarë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO