Eurozona rrezikon të shpërbëhet

Eurozona rrezikon të shpërbëhet
Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një samit të jashtëzakonshëm teksa kundërshtarët e masave të rrepta për kursime po kërcënojnë të prishin eurozonën dhe të shkaktojnë një çarje të madhe ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.
Takimi emergjent është planifikuar që të mbahet pas dy javësh. Ky takim vjen pikërisht kur Hollande sapo është zgjedhur në postin e kreut të shtetin në Francë dhe po kërkon një ndryshim të politikave ekonomike të BE-së, me një zhvendosje nga masat për kursime te masat për zhvillim.
Kjo kërkesë e Hollande e ka vënë dukshëm kundër kacelares së Gjermanisë Angela Merkel, e cila është pozicionuar duke luftuar për rregullat e eurozonës për shkurtim të shpenzimeve. Nga ana tjetër gjithashtu Merkel po përballet me një trysni që i vjen nga vendet e tjera evropiane ku po i kërkojnë të zbusë qëndrimin e saj.
Ndërkohë kjo trysni është rritur të martën e kaluar pasi zgjedhjet lokale në Itali rezultuan me përparime të mëdha të partive kundër masave për kursime, përfshirë 20 % të votave për një lëvizje të re të udhëhequr nga Beppe Grillo, i cili kërkon që Italia të heqë dorë nga euro.
Samiti i jashtëzakonshëm i 25 majit të udhëheqësve të BE-së është thirrur në tentativë për të gjetur një zgjidhje ndaj rrezikut të falimentimit të Greqisë, që vlerësohet si kërcënim për të ardhmen e eurozonës.
Në zgjedhjet e së dielës së kaluar në Greqi votuesit refuzuan bindshëm masat e rrepta për kursime që janë kusht për marrjen e ndihmave të ardhshme financiare.
Nërkohë që asnjëra nga partitë nuk siguroi vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri të re, duke e çuar vendin edhe në krizë politike.
Në anën tjetër, Gjermania dhe Franca janë në konflikt për “paktin fiskal” të eurozonës, të nënshkruar nga 25 prej gjithsej 27 vendeve anëtare të BE-së, i cili parasheh përfshirjen e masave për kursime në një traktat të ri evropian dhe kërkon që vendet të ndryshojnë kushtetutat e tyre për të frenuar shpenzimet e larta shtetërore.
Ndërkohë presidenti i Francës Hollande refuzon që të mbështesë një ndryshim të tillë apo që t’iu japë gjykatave evropiane kompetenca të reja për të rrëzuar buxhetet shtetërore që shkelin “rregullin e artë” të paktit fiskal, dhe dëshiron që të rinegociojë atë për të kthyer fokusin në favor të zhvillimit.
Ndërsa Merkel ka refuzuar të diskutojë paktin, që është nënshkruar nga Nicolas Sarkozy në mars, dhe e ka paralajmëruar Hollanden se qëndrimi i shumicës së francezëve kundër masave të rrepta për kursime nuk do të lejohet që të ndryshojë ndonjë gjë.
Joerg Asmussen, anëtar gjerman i Bankës Qendrore Evropiane, ka insistuar se Gjermania pret që Hollande të zbatojë masat e nënshkruara nga Sarkozy për të harmonizuar buxhetin e Francës me rregullat e eurozonës që deficitet të mos jenë mbi 3 për qind të GDP-së në vit.
“Pres që Franca të zbatojë paktin fiskal pa ndryshime. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se pakti fiskal nuk bën të dobësohet në thelbin e tij”, ka thënë Joerg Asmussen për gazetën “Handelsblatt”.

fj.di/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)