SKEDA/ Premtimet e kryebashkiakut të ri të Himarës para zgjedhjeve të 4 Gushtit, a do i mbajë Vangjel Tavo?
Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës
Kryebashkiaku i ri i Himarës, i dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit, bëri disa premtime të hapura për komunitetin gjatë fushatës, po theksoi se nuk do bënte dallime politike dhe do punonte për të gjithë qytetarët. Vangjel Tavo bëri edhe deklarata në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, duke respektuar minoritetet edhe në rrjetin social Facebook, duke i quajtur “zgjedhje për zgjidhje”.
“Sfida jonë e përbashkët është vetëm puna për të përmbushur çdo nevojë të familjeve dhe të gjithë komunitetit himarjot", do shprehej ai, duke bërë edhe thirrje për një bashkim pa dallim origjine, feje apo bindje partiake, me qëllim përparimin e Himarës. Ai la detyrën e prefektit të Vlorës, që e mbante prej disa muajsh, me qëllim garimin në zgjedhjet lokale nën siglën e PS-së, parti që ka kontribuar në fillimet e tij si deputet, para se të kalonte te LSI dhe më tej të rikthehej te socialistët.
Disa nga premtimet e Tavos në fushatën elektorale:
-Deri në fund të tetorit, do të pajisen të gjithë qytetarët e Himarës me certifikatat e pronësisë
-Nuk do kryhet asnjë veprim dhe nuk do merret asnjë vendim pa aprovimin e banorëve dhe institucioneve legjitime.
-Zhvillimi i turizmit
-Punë dhe betejë bashkëkohore, evropiane, multikulturore, të zhvilluar, të gjelbër, me standarde për banorët, vizitorët dhe turistët, për rritjen e një ekonomie që ndikon drejtpërdrejtë në buxhetin e familjeve të thjeshta.
-Zgjidhjen e çështjeve që herë pas here i kaluan kufijtë e bashkisë së Himarës dhe u bënë probleme ndërshtetërore, e si rrjedhim krijuan ftohje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve fqinj. Pra përmirësim të marrëdhënieve me Greqinë.
-Bashkëpunim gjithëpërfshirës, madje edhe me Eurodeputetin Fredi Beleri, si edhe me këdo institucion apo person tjetër, në të mirë të Himarës, të Grekëve të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve normale midis Greqisë dhe Shqipërisë.
-Pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Denoncimi i KIRK për zgjedhjet e pjesshme të Himarës, KQZ propozon gjobitjen me 100 mijë lekë të kryebashkiakut Vangjel Tavo, pushohet hetimi për Blendi Klosin
8 Tetor 2024, 18:42
-
Vangjel Tavo: S'do jem qytetari i parë, por shërbëtori i parë i Himarës! Do i shërbej çdo banori, pa dallim bindjesh politike (Fjala e plotë)
30 Shtator 2024, 10:57
-
VIDEO/ Fitoi zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Do punoj për qytetarët, kundër abuzimeve e korrupsionit
30 Shtator 2024, 09:56
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator 2024, 22:19
-
Fitoi Himarën më 4 gusht! Vangjel Tavo betohet dhe merr detyrën si kryetar bashkie më 30 Shtator
23 Shtator 2024, 11:48
-
Pas KQZ, Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë
19 Shtator 2024, 11:07
-
Dy javë pas lirimit nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë
16 Shtator 2024, 10:35
-
Media greke nxjerr fakte tronditëse: Përfshirja e Belerit në organizatën terroriste MAVI, atentatet ndaj Vangjel Tavos! Stërvitja në Qipro dhe kthimi në Shqipëri (FOTO)
15 Shtator 2024, 18:12
-
Eduard Zaloshnja: Himara, kyçi i mandatit të 9-të socialist në qarkun Vlorë
12 Shtator 2024, 14:54
-
KQZ i jep zyrtarisht mandatin, Vangjel Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës! Pritet betimi, PBDNJ dhe Beleri e kontestojnë
12 Shtator 2024, 08:37
-
I hapet rruga betimit të Vangjel Tavos, nesër KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës
11 Shtator 2024, 10:16
-
Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, i hapet rruga betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak
9 Shtator 2024, 17:22