'Eva Dumani iku në Idlib', dëshmia nga kampi Al Hol në Siri për vajzën nga Shqipëria

'Eva Dumani iku në Idlib', dëshmia nga kampi Al Hol në Siri për vajzën nga Shqipëria

Eva Dumani dhe kampi Al Hol

Historia e Eva Dumanit e cila refuzoi të riatdhesohej  nga kampi Al Hol në Siri, Tetorin e shkuar bashkë me të vëllait Endrin, ka marrë një kthesë të papritur për sa i përket vendndodhjes aktuale. Eva prej më shumë se katër muajsh ka ndërprerë komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjen përmes Whats up.

Top Channel bisedoi paraditen e kësaj të enjteje me një grua të një nacionaliteti të huaj e cila ndodhet në kampin Al Hol. E pyetur nëse ajo e njihte shqiptaren Eva Dumani, përmes whats up siç mund ta shihni nga faksimilja e bisedës në anglisht dha këtë përgjigje.

“Kam dëgjuar rreth saj. Por nuk e di se ku është. Disa gra thonë se ajo nga kampi Al Hol ka shkuar në Idlib pasi vëllai i saj shkoi në Shqipëri. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë apo jo”.

Nëse një gjë e tillë ka ndodhur atëherë lindin shumë pikëpyetje se kush e nxori nga kampi Al Hol që është nën kontrollin e kurdëve, 16 vjeçaren shqiptare si dhe kush e strehon atë në qytetin Idlib të Sirisë verilindore.

Gjithnjë nëse kjo është e vërtetë, atëherë përpjekjet për riatdhesimin e saj do të vështirësoheshin akoma edhe më tepër. Përmes një prokurore të falsifikuar, Shkëlzen Dumani babai i Evës atëherë 8 vjeçe dhe Endrit 7 vjeç i nxori ata nga pika kufitare me Malin e Zi për të udhëtuar drejt Turqisë nga ku u futën në territorin sirian për t’ju bashkuar  Shtetit Islamik.

Shkëlzen Dumani mbeti i vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS, ndërsa Eva dhe Endri të mbetur jetim paguan me plot vuajtje, koston e kësaj çmendurie të babait të tyre. TCH

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 07/08/2021 19:00

    Na lodhet me kete personazh .Ajo eshte radikalizuar dhe vetem telashe do kete ketu po erdhi .Kur ate se donte i ati ne do e duam?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë