Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vlerësuar punën e zhvilluar në terren nga Forcat e Armatosura.

Në profilin e saj në Facebook, Xhaçka i është referuar rastit të një nëne dhe fëmijës së saj, të cilave trupat ushtarake u erdhën në ndihmë duke i evakuuar.

“Nëna dhe vajza e saj 3-vjeçare nga fshati Mallkuç mbërritën shëndoshë e mirë pranë të afërmve të tyre, falë përkushtimit të rrallë të këtyre djemve! Dashuri të tillë për jetën gjen vetëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë!”, ka thënë Xhaçka. 

G.F. / Shqiptarja.com