Evakuimi në Gjirokastër, Rami: Po
negociojmë me dy çifte të moshuarish

Evakuimi në Gjirokastër, Rami: Po<br />negociojmë me dy çifte të moshuarish<br>
Në lidhje me pallatin që rrezikon të shembet në Gjirkoastër si pasojë e erozionit, ka folur për Report TV kryebashkiakja Zamira Rami. Ajo tha se po punohet për t’i mbështetur qytetarët. Më tej ajo shtoi se po negociohet me dy çifte të moshuarish, të cilët nuk pranojnë të lënë banesën e tyre.

Rrëshqitja e dheut në lagjen “Punëtori” në Elbasan po rrezikon shembjen e një pallati pesë katësh në të cilin banojnë 18 familje. Pavarësisht se kush janë fajtorët, situata ka marrë përmasa të mëdha ku bëhet me dije se të gjithë banorët janë evakuuar për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Në lidhje më këtë ngjarje, foli për Report Tv, kryebashkiakja e Elbasanit Zamira Rami. Ajo tha mes të tjerash, se po negociohet me dy çifte të moshuarish të cilët nuk pranojnë të largohen nga banesa.

“Jemi duke pritur një relacion nga Shërbimi Gjeologjik për rrezikun, ne jemi të fokusuar te qytetarët, ndaj morëm vendimin për t’i evakuar, disa te njerëzit e tyre dhe disa në konvikt. Kemi dy çifte të moshuarish, po negociojmë për t’i larguar, nuk duam të përdorim forcën. Ne jemi të përgatitur për mbështetjen e qytetarëve".

Punimet për një biznes privat dhe kushtet e këqija atmosferike bënë që erozioni të rrezikojë jo vetëm shembjen e pallatit, por edhe disa banesave të tjera përreth.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët