TIRANE-Pas dy orësh janë evakuuar 10 banorët e Valiasit dhe 3 zjarrfikësit që u bllokuan në një kanal me mbi 1.5 metra ujë. Zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës kishte shkuar për të evakuuar 10 banorët që rrezikoheshin nga përmbytjet, mes tyre 5 ishin fëmijë, por u bllokuan në kthim.
Pas ndërhyrjes së efektivëve të Forcës Tokësore me dy mjete të kalueshmërisë së lartë, 13 personat që ndodheshin në zjarrfikëse janë evakuuar dhe ndodhen në gjendje të mirë, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka qenë e pamundur. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme prefektja dhe Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollcaku.
/Shqiptarja.com

Forcat e Armatosura evakuuan edhe 10 banorë të tjerë në Valias, ndërsa i kanë transportuar tek te afërmit e tyre. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zbritur në terren për të ndjekur nga afër situatën pas përmbytjeve që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Xhaçka ishte në Qafë Kashar duke ndjekur operacionet e ndërhyrjes së Forcave të Armatosura, ndërsa vizitoi edhe 10 personat e parë që u evakuuan në Valias
[gallery]24972[/gallery]
dy.b/ shqiptarja.com

VIDEO