Evakuohen mijëra banorë nga një rajon rus, pas thyerjes së pjesshme të digës

Evakuohen mijëra banorë nga një rajon rus, pas thyerjes së pjesshme të digës

Ekipet e shpëtimit duke i evakuuar banorët nga vërshimet e ujit, Orsk, Rusi.

Ekipet e shpëtimit  kanë evakuuar të shtunën mijëra njerëz në një rajon jugor rus, pas thyerjes së pjesshme të një dige, e cila rrezikon të shembet plotësisht.

Punëtorët përdorën gomone për t'i larguar banorët drejt vendeve të sigurta, për shkak se vërshimet e ujit nga lumi Ural u rritën në rajonin Orenburg, përfshirë në qytetin Orsk.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS, diga ishte shkatërruar plotësisht, megjithatë zyrtarët lokalë e më vonë e mohuan këtë gjë.

 Ndërkohë që autoritetet thanë se kanë nxjerrë tre trupa nga uji, por nuk është e qartë nëse vdekja e tyre ndërlidhej me vërshimet.

Orski është qyteti i dytë më i madh në rajonin Orenburg, me 189.000 banorë.

Zyra e prokurorit rajonal njoftoi se ka nisur një hetim penal, duke thënë se shkaktari për thyerjen e digës mund të ketë qenë mirëmbajtja e dobët.

Në javët e fundit, një sërë komunitetesh në pjesët jugore të rajoneve siberiane dhe Bjeshkëve Ural të Rusisë janë goditur nga vërshimet, si pasojë e shkrirjes së borës pranverore dhe temperaturave të larta josezonale.

 Ndërsa edhe zona të Kazakistanit, që shtrihen në kufi me Orenburgun, janë përballur me vërshime katastrofike.

Mbi 16.000 njerëz janë evakuuar nga komunitete të ndryshme në pjesët veriore të vendit.

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se këto vërshime janë fatkeqësia më e rëndë natyrore që e ka goditur vendin e tij në 80 vjetët e fundit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?