750 viktima është bilanci i deritanishëm i përmbytjeve katastrofike në Nepal. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 3,000 njerëz janë ende të zhdukur, përfshirë 589 të huaj.
Kryqi i Kuq ka vlerësuar se më shumë se 90,000 njerëz ka të ngjarë të jenë prekur nga katastrofa. Ministri i Jashtëm kinez i tha homologut të tij nepalez gjatë një telefonate të shtunën se rrëshqitja e dheut ishte "katastrofa më e rëndë ndërkufitare" e tyre në vitet e fundit.
Katastrofa ka shkaktuar dëme të mëdha në banesa, rrugë, ura dhe infrastrukturë, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga zonat e rrezikuara. Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e përmbytjeve të reja, pas rritjes së nivelit të ujërave në lumenjtë e zonës.
Një nga hipotezat kryesore që solli këtë ngjarje është se një akullnajë u shemb si pasojë e temperaturave të larta, duke bllokuar përkohësisht rrjedhën e lumit Bhote Koshi dhe më pas duke çliruar një masë të madhe uji.
Një hipotezë tjetër, e përmendur nga ministri i Jashtëm i Nepalit, e lidh ngjarjen me një lëkundje sizmike me magnitudë 4.4 të regjistruar në Tibet pak para përmbytjes.









Komente
Komento