Por kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE, Vantina Leskaj, kërkon heqjen e monitorimit të KIE për Shqipërinë. “Shqipëria është një vend në monitorim nga Asambleja parlamentare e KiE. Është koha që Shqipëria të dalë nga statusi i monitorimit për të kaluar në një status post monitorim", tha Leskaj. Por duket se se KiE do të kërkojë një sekondë të dytë për të parë dhe realizimin e disa reformave të tjera për te kaluar nga faza e monitorimit në postmonitorim. Ato duket se lidhen dhe me reformimin e KQZ-së
“Gjatë vizitës tonë ne do të shikojmë dhe gjëra si reformat Parlamentare, reforma në administratën publike, ndryshime në KQZ. Unë jam një ndër ata persona që thonë që ishte një rast shumë i mirë që ne patëm rezultate të mira nga zgjedhjet dhe duke patur parasysh KQZ-në nuk e di se cili do të kishte qenë rezultati i zgjedhjeve në rast se do të kishim patur barazim mes dy palëve. Prandaj mendoj se do të kishim një skenar tërësisht ndryshe dhe duhet të jemi realist për këtë”, tha Evans. Në të njejtën linjë ka qënë dhe kreu i diplomacisë shqiptare.
“Shqipëria ka ambicie për një përfaqësim më dinjitoz brenda radhëve të Këshillit të Europës, pasi ka eksperiencën për të ofruar asistencën e saj”, tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Sipas tij, Shqipëria është ndër ato vende që ka zbatuar detyrimet që burojnë nga KiE dhe ka zbatuar jurisprudencën e Strasburgut. “Sot kemi firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë Diplomatike të MPJ e Shkollës Politike të KiE. Akademia jonë diplomatike po përgatit njerëz të aftë për të na përfaqësuar”, u shpreh Bushati.
KE, Stano: “Shqipëria i përmbushi kushtet për statusin”
Zëdhënësi i komisioneri Fylë, Petër Stano deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të marrë statusine vendit kandidat.
“Në vitin 2013, Shqipëria ka përmbushur kushtet që kanë të bëjnë me marrjen e statusit të vendit kandidat. Po kështu, zgjedhjet parlamentare u zhvilluan me sukses dhe kalimi i pushtetit pas zgjedhjeve u realizua në mënyrë konstruktive. Kjo ka bërë që Komisioni Evropian, në Paketën e tij të Zgjerimit të publikuar në muajin tetor, t’u rekomandonte shteteve anëtare të BE, t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, tha Stano.
KiE, Taylor: Shqipëria ka bërë progres
“Shqipëria ka bërë progres të madh gjatë këtyre 15 viteve që është anëtare KiE”. Deklarata është bërë nga Drejtorja e Përgjithshme e KiE-së, Verena Taylor, gjatë një konference të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme me temën, “Anëtarësimi i Shqipërisë në KiE, nga asistenca në partneritet”. Duke sjellë në këtë mënyrë të zgjeruar qëndrimin e KiE për progresin shqiptar.
Bushati: Gjoni-Demi, kandidatë me integritet
Dy nga politikanët Ilir Gjoni ish- deputet i PS, si dhe Leonard Demi, ish-deputet i PD janë dy kandidatët më të rinj për t’u bërë ambasadorë të Shqipërisë. Të propozuar nga MPJ janë thirtur dje në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. “Janë dy njerëz që kanë dëshmuar integritet politik. Kanë arritur të ngrihen mbi dasite politike”, nënvizoi ai. Duke e quajtur nder prezantimin.
Shkrimi u publikua sot (03.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)