Firmosja në Davos e statutit themeltar të “Bordit të Paqes” nga 20 shtete, është një reflektim i qartë i një bote që po largohet nga skemat klasike të rendit ndërkombëtar multilateral. Gaza është“guri i provës”. Por, Bordi i Paqes synon që të veprojë përtej Gazës, nëpërmjet mekanizmave fleksibël të ndërmjetësimit, në mbrojtje të paqes globale.
Sot ne po shikojmë një botë gjithnjë e më tepër multipolare. Konfliktet po zgjasin dhe institucionet ndërkombëtare janë bllokuar nga rivalitetet e mëdha. Prandaj, ideja e një platforme dialogu të drejtpërdrejtë, qoftë rajonale apo globale, merr një peshë politike reale.
Kosova e firmosi statutin në Davos. Ndërkohë Shqipëria e ratifikoi marrëveshjen për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Ky është një moment i rëndësishëm historik për ne shqiptarët. Tashmë, shqiptarët nuk po shfaqen më thjesht dhe vetëm si një çështje e paqes ballkanike, por si aktorë të rëndësishëm kontribuues në diskursin global të paqes.
Për Kosovën, ky angazhim është një mundësi për të forcuar më tej subjektivitetin shtetëror. Njëherazi kjo vlen për të konsoliduar imazhin e saj si faktor stabiliteti. Kosova është pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Njohjet dhe mbështetja ndërkombëtare mbeten thelbësore për Kosovën. Kosova po lufton prej dekadash për të qenë pjesë e organizmave ndërkombëtare. Prandaj, çdo platformë diplomatike që rrit dukshmërinë dhe besueshmërinë e saj është strategjikisht tepër e vlefshme.
Ndërkohë për Shqipërinë, pranimi i ftesës për në Bordin e Paqes është vijimësi e rolit të saj si një faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Shqipëria qysh prej themelimit të saj është konceptuar si një element ekuilibri dhe paqeje në Europë. Shqipëria ka investuar në dekada për një diplomaci të qetë, euroatlantike dhe pro-dialogut. Pjesëmarrja në një nismë të tillë shërben për rritjen e mëtejshme të profilit të saj ndërkombëtar. Kryesimi i OSBE-së, krahas pjesëmarrjes në NATO, OKB, Këshillin e Europës apo BE, e ka konsoliduar më tej profilin paqedashës të Shqipërisë.
Megjithatë, sfida kryesore për shqiptarët është menaxhimi i pritshmërive. E ardhmja do të na tregojë, sesi ky organizëm do të konfigurohet në arenën ndërkombëtare. Përfitimi real për Shqipërinë dhe Kosovën qëndron në aftësinë për të kontribuuar në këtë instrument diplomatik. Aty mund të ndërtohen aleanca, për të rritur besimin dhe për të mbrojtur interesat tona në tryezat e vendimmarrjes globale. Angazhimi përmbajtësor, e ul riskun e një pjesëmarrjeje thjesht simbolike.
Lidershipi europian e ka pritur me skepticizëm nismën, por nga ana tjetër ai është i dobët përballë sfidave globale të sigurisë. Udhëheqësia është arti për ta parë të ardhmen me sytë e së shkuarës, duke e transformuar të tashmen. Udhëheqësia është nerv, nuk është zhurmë. Ajo matet me aftësinë për të nxjerrë kuptim nga historia dhe për ta kthyer atë në udhërrëfyes të së ardhmes.
Nëse ne nuk mund të shohim pas me ndershmëri, nuk do të mund të shohim përpara me mençuri. Historia nuk është thjesht kujtesë e së shkuarës. Ajo është busulla morale e lidershipit.
Në fund, kjo nismë për shqiptarët është edhe një sprovë politike, sesa të përgatitur jemi ne sot për të vepruar si aktorë të përgjegjshëm në një botë që po ndryshon. Mundësia është reale. Suksesi do të varet nga maturia, koherenca dhe vizioni ynë strategjik.
Komente





Bordi i paqes eshte nje farse dhe tregon qe politikanet e ketij vendi jane servila dhe pa karakter , e perdoren cifutet kete si deshen , u fali vendet qe i kerkuan ne Shqiperi dhe tani e nxjerin ne tv si njeri me vlera por ne te vertete rama eshte nje mbeturine qe e shkaterroj kete vend bashke me ata plerat qe ishin para tij ne pushtet
PërgjigjuQë është shkatërruar ky vend që nga ‘90 e këtej jam dakord. Por që Rama është kryeministri më i mirë në këto 35 vjet kjo nuk diskutohet. Kuptohet ka gabime sa të duash, njeri të përsosur nuk ka. Fundja edhe mirësia është e ndërlidhur me të keqen. Sa më i keq të jetë dikush, aq më i mirë të duket ai më pak i keqi. Dua të them që aq i keq ka qenë Saliu dhe Meta sa na e bën Ramën të na duket ëngjëll. Mirëpo të rrimë shtrembër e të flasim drejtë. Rama me gjithë problemet e mëdha të korrupsionit që ka qeveria e tij, po e luan mirë rolin të paktën në arenën ndërkombëtare. Asnjëherë Shqipëria nuk ka qenë më mirë në sy të ndërkombëtarëve se në këto vite që Rama është kryeministër. Ndërsa kjo puna e “Bordit të Paqes”, është thikë me dy presa. Është si puna e asaj teorisë që Nacionalistët u bënë aleatë me Gjermaninë Naziste sepse për hir të së vërtetës po ndihmonin të bashkoheshim si shqiptarë në Ballkan. Mirëpo ja që fitoi krahu tjetër dhe nëse nuk do ishin komunistët që frymëzuan dhe popullin që të luftonin pushtuesin, Shqipëria sot nuk do ekzistonte sepse do na konsideronin palë me nazistët. Kështu është dhe thika me dy presa në këto momente me Trump dhe “Bordin e Paqes”. Sepse sapo të mbarojë mandati i Trump do ndryshojnë përsëri shumë gjëra dhe nuk i dihet. Mirëpo deri sa të mbarojë mandatin Trump, edhe gjithmonë ne duhet të jemi me atë që mund dhe na ka ndihmuar gjithmonë, me SHBA..