Evazion fiskal me karburantet
nuk faturojnë gjithë sasinë që shesin

Evazion fiskal me karburantet<br />nuk faturojnë gjithë sasinë që shesin
TIRANE- Evazioni fiskal nga pikat e karburanteve është pranuar nga drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj. Ajo tha se shumë prej pikave të karburanteve bashkëpunojnë me kompanitë e pajisjeve fiskale për mos faturim të gjithë sasisë së karburantit.

“Është një sektor shumë problematik, ka problemet kryesore që janë pikat e lëvrimit. Do masim atë që do ai të na japi ne në pikën e daljes sepse gjejnë lloj-lloj manipulimesh deri në pompat automatike që unë iu thashë, që bëjnë bashkëpunim edhe me kompanitë e kasave fiskale, por ajo që do bëjmë ne është kjo. Do të kemi një platformë që do të jetë në një platformë online do ai do të këtë një cip në depozitën e vet, një cip që ne do të masim momentin e hyrjes si për atë që e shet por dhe atë që vjen nga pusi dhe gjithë problematika që ngrihet dhe thuhet se injektojmë hollues dhe nuk e di që ajo çka del nuk është prodhim thotë ai. Ajo që bëjmë ne sot i themi zotërisë po ne të masim aty, të masim dhe në dalje holluesin që ke hedhur ne e dimë”, tha Shehaj.
 
Ndërsa, drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali u shpreh se problematikë në këtë sektor është më tepër prodhimi vendas, sesa ai i importuar.

“Vetë problematika na del që është te prodhimi vendas, te rafineritë dhe kompanitë koncensionare, pra nuk ka rrjedhje siç e quajmë ne në sistem, në dy pikat ku importohet në Shqipëri. Ka rrjedhje brenda rafinerive të prodhimit vendas, ato na rezulton që është. Aty kemi përqendruar edhe energjitë tona, deri në 30 nëntor Dogana u ka çuar një ultimatum me shkrim ku i kërkon deri në datë 30 nëntor të vendosin kalim matësa në të gjitha pikat hyrëse”, u shpreh Spiropali.
 
Sipas statistikave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vetëm për karburantet gjatë 9 mujorit të këtij viti janë regjistruar 3.8 milion kupon tatimore, ndërkohë që të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar 2.9 milionë kuponë tatimorë.

Ministri Cani i pranishëm në paraqitjen e buxhetit 2015 në komisionin e Ekonomisë bëri një paraqitje të trendit në rrije të të ardhurave.

“Nëse ne po i kërkojmë të gjithëve pa përjashtim, të vendosim matësin e energjisë elektrike edhe për 10 milje lekë, edhe për 30 mije lekë etj, nuk ka pse të mos i vendosim matësin secilës prej kompanive për 1.3 milion tonë karburante të prodhuara në vit, pasuri kombëtare e këtij vendi që del nga nëntoka e këtij vendi dhe që për fat të keq nuk përthyet pasuri por në pasuri publike për qytetaret e republikës së Shqipërisë”, tha ministri Cani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)