Ekskluzive-Evazion Fiskal me punët publike/ Report Tv siguron skemën dhe fotot e biznesmenëve të arrestuar! Dëmi drejt 30 mln euro

TIRANË- Zbardhet skema e mashtrimit të 15 biznesmenëve të arrestuar. Skema e mashtrimit me TVSH e organizuar nga 5 kompani kryesore fiktive, teksa Report Tv sjell fotot e biznesmenëve të përfshirë.

 Në skemën e mashtrimit janë përfshirë 50 kompani të fushave të ndryshme dhe përveç 15 personave të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 35 të tjerë. Mësohet se këta biznesmenë, akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, shifër kjo e  përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë. Megjithatë, burime për Report Tv, sipas burimeve të Report Tv shifra mund të shkojë nga 25-30 mln euro

Këto kompani bënë me dije burime për ReportTv janë të dyshuara se duke krijuar fiktivisht 5 kompanitë fantazmë kanë "shpikur" skemën me abuzimit me tatim taksat në vlerën e 35 %, 20 % nga rimbursimi fiktiv i TVSH-s dhe 15 % duke mos paguar tatim fitimin. Hetimet janë shtrirë duke verifikuar nëse ndër vite këto kompani janë regjistruar nga tatim taksat dhe cilët kanë qenë raportet e tatimorëve për kontrollet e ushtruara. Ndërsa rezulton se packa se ishin debitorë, këto firma përfitonin para në tendera për punë publike duke hyrë në garë me dokumente të falsifikuara.

Siç dhe shihni në këtë skemë kompania EBA shiste produkte me faturë TVSH-je duke përfituar rimbursim të shitjeve tek BTI, por nga ana tjetër në sistemin e tatimeve, EBA nuk kishte deklaruar asnjë blerje. E njëjta formulë përdorej mes pesë kompanive të cilat po ashtu rezultojnë se kanë një numër të vogël të punësuarish edhe pse se kishin aktivitete me qarkullim miliona euro.

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë edhe urdhër arrestin ndërkombëtar për administratorin e EBA-s, Drilon Bareti i cili edhe pse kryente shitje të mëdha dhe ishte administrator në aktivitetin e tij s'ka asnjë të dhënë që të ketë qenë i punësuar. Grupi hetimor sqaroi për Report Tv se janë sekuestruar me qindra blloqe tatimore, fatura, fotografime dhe filmime përfshi dhe përgjime mes personave të përfshirë në këtë skemë dhe të ndaluar. Ndërsa pritet që të shtunën gjyqtarja Ardiana Bera të vlerësojë kërkesat e prokurores Elisabeta Imeraj për caktimin e arrestit me burg për të ndaluarit.

Ky hetim është shtrirë në kohë prej dy vitesh, ndërsa prej 2017-2019, firmat e përfshira në skemë kishin dhe aktivitetin e tyre masiv me faturat e shit-blerejeve për të rimbursuar fiktivisht TVSH dhe ulur tatim fitimin. Një hetim paralel po kryhet nga oficerët e prokurorisë edhe për mënyrën se si këto kompani me blerje 0 dhe shitje të mëdha kanë arritur të sigurojnë blloqet e faturave të TVSH-s pranë drejtorive tatimore rajonale ku ishin të regjistruara.

Skema e mashtrimit, si funkionionin kompanitë

Në këtë skemë janë përfshirë emra të njohur të biznesit, si Shpresa Joanidhi,  kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa është administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin. Subjekti "SHPRESA" SHPK operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim.

Gjithashtu edhe Paqsor Buzi, pronar dhe administrator i kompanisë  GPG Company. Kjo kompani është ndërtuesi i Bypass-it të Tepelenës si dhe segmentit nga stadiumi i vjetër tek stadiumi i ri në qytetin e Beratit. Kjo rrugë, siç ka raportuar më herët kjo Report Tv, është shembur duke u hapur një gropë e madhe në rrugë, për shkak të cilësisë së dobët.
 Emra të tjerë të arrestuar janë edhe Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BEHaxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kësaj kompanie.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare.

Për mashtrimet me TVSH në pranga u vu edhe Fatmir Firiadministrator i kompanisë ARB & TRANS 2010. Kjo kompani është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj.

Në pranga përfundoi edhe administrator i një kompanie farmaceutike, Vasil Korita. Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Të arrestuarit
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company
2.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE
3.Astrit Lala, kompania Leksi Security 1
4.Haxhi Sala, kompania Leksi Security
5.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k
6.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k
7.Shkëlqim Prodani, kompania Red Black
8.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”
9.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k
10.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”
11.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”
12.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k
13.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”
14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”
15.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group

Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmet

Ora 11:56
Evazion Fiskal me punët publike/ Report Tv siguron skemën dhe fotot e biznesmenëve të arrestuar
  • B.K./b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • iliri: 06/09/2019 18:34

      C'JANE keta maskarenj,,,ndyresira,,,duan te pasurohen me djersen e popullit,,I them edi rames qe ti denoje keta maskarenj me nga 20 vjet burg,,,dhe sekuestrim te plote te pasurise me lacke e placke cfare te ken,,,,qe te vene mend dhe te tjeret,,,,kane kohe qe e bejne kete pune besoj,,I mesoi saliu dhe meta sesi te vjedhin,,,por kujdes se eshte edi rama aty qe ju lidh per fyti si qen,,,,ptu,ptu,ptu,.///

      Përgjigju
    • A.n.: 06/09/2019 18:25

      Prandaj do heqin kasat fiskale (heqin tenderiat e meparshem) dhe do fusin sistemin e ri (japin tenderin nje tjetri) qe do regjistroje cdo fature ne kohe reale. Ne kete menyre do zgjidhet problemi i evazionit. Rrofshin partite dhe tenderat

      Përgjigju
    • Justice: 06/09/2019 16:47

      Bravo,ju lumte kjo tregon qe aksionet per kuponin tatimor ja vlejten. Perse nuk po lexoj qe nga organet tatimore nuk eshte arrestuar asnje.

      Përgjigju
    • shtetrrumpalle: 06/09/2019 16:44

      He mo se kshu e keni ju: i mbani dy dite dhe i lironi te treten!

      Përgjigju
    • Populli: 06/09/2019 14:43

      Zgjidhja është shumë e thjeshtë : Në burg derisa të kthehen 1_30 milion eurot, dhe % në interesat për aq sa kohë i kanë mbajtur të vjedhura 2_ përjashtim përjetë nga cdo lloj tenderi shtetëror publik. 3_Sekuestrim të kapitaleve që nuk justifikojnë burimin. 4_Pagesat për cdo procedurë gjyqësore plus pagesat për cdo ditë burgu, sepse qytetari ndershëm ska pse paguan taksat për të mbajtur në burg pa lekë këta që kanë vjedhur miliarda.

      Përgjigju
    • Naivi: 06/09/2019 13:42

      Shpresojme te mis dalin sot pa filluar sistemi ri, gjoja filloi dhe mbaroi nga gjykata e 'paanshme'. E fitografuar si te tjeta redaks

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

    Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren