Evazioni fiskal, hetimet për Rezart 
Taçin, kërkohet raport auditi

TIRANE - Hetimet për evasion fiskal ndaj biznesmenit tënaftës Rezart Taçi, kanë mbetur në verifikimin e raport auditit të Drejtortisë së Tatim-Taksave, e cila disa muaj më parë kallëzoi penalisht në prokurori biznesmenin e njohur. Disa ditë më parë prokuroria e Tiranës i ka kërkuar drejtorisë së Tatimeve t’u verë në dispozicion raportin e auditit dhe disa dokumenta të tjera, që flasim për evazionin fiskal të bërë nga kompanitë e Rezart Taçit. Sipas kallëzimit penal të Tatimeve shkeljet janë mosdeklarimi i shitjeve pranë organeve tatimore i 566 mijë litrave naftë me vlerë të përafërt 486 mijë USD, të eksportuara nga kompania “TAÇI OIL” për shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”.

Mos shlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave nga shoqëria “A.R.M.O” SHA, me administrator të përgjithshëm shtetasin Rezart Taçi, me shumën 1.5 miliardë lekë. Mos shlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave për shumën 138.5 milionë lekë nga subjekti “Kuid” SHPK, në pronësi dhe administrim të Rezart Taçit.

Po kështu, ekspertët e antikrimit ekonomik dyshojnë se krijimi i disa kompanive prej Rezart Taçit, me të njëjtin objekt aktiviteti (“A.R.M.O” SHA; “Kuid” SHPK; “Taçi Oil” apo “Kuarta”) të angazhuara në një sërë transaksionesh financiare e bankare ndërmjet tyre, ka shumë mundësi të jetë bërë me qëllim mashtrimin me TVSH-në dhe fshehjen e të ardhurave.

Në dosje renditen edhe një sërë faktesh të tjera që lidhen me aktivitetin financiar të drejtuar nga Taçi apo kompanive të kontrolluara prej tij, që përfshijnë transaksione të dyshimta dhe xhirim të shpejtë parash në vlera të larta.

*Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) 10 Qershor 2014

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet