Evazioni me faturat fiktive të TVSH në ndërtim me dëm 3 mln euro, në pranga 60-vjeçari! Shkon në 8 numri i arrestimeve, ende 5 të tjerë në kërkim

Evazioni me faturat fiktive të TVSH në ndërtim me dëm 3 mln euro, në pranga 60-vjeçari! Shkon në 8 numri i arrestimeve, ende 5 të tjerë në kërkim

Foto ilustruese

Drejtoria e Hetimit, përmes metodave të specializuara dhe kryqëzimit të informacionit midis librave të shitjes dhe librave të blerjes, si edhe nëpërmjet sistemeve elektronike fiskale ka arritur të faktojë përfshirjen e 17 shtetasve të lidhur ngushtë me subjekte të përfshira në skemën kriminale. Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një tjetër të përfshirë, italianin Mauro Guadagnoli 60 vjeç. Numri i të arrestuarve shkon në 8 ndërsa ende në kërkim janë 5 persona.

Nga shtatë të arrestuarit 4 u lanë në qeli ndërsa, për tre të tjerë gjykata ndryshoi masën duke caktuar ‘arrest në shtëpi’ dhe një ‘detyrim paraqitje’. Konkretisht gjykata ka lënë në burg Amarildo Hasrama, Besim Ruçi dhe Ajet Aluku, pronarë subjektesh. Besim Ruçi, i cili u la në burg, është ish-kandidat i PS-së për deputet në zonën e Farkës. Po ashtu gjykata ka vendosur arrest në burg dhe për Nelit Miholën, i cili është në kërkim. 'Arrest shtëpie' ka vendosur gjykata për Bledar Gupen dhe Xhersi Sulajn dhe 'detyrim paraqitje' për Anxhelo Ruçin.

Kjo skemë mashtrimi është zbuluar pas një hetimi nga ana e Administratës Tatimore, e cila ka shfrytëzuar sistemin e ri të fiskalizimit dixhital, që ka qenë një prej elementëve kyç që ka ndihmuar drejtorinë e hetimit të zbardhur gjithçka. Aksioni i finalizuar nga Prokuroria e Tiranës ka ardhur pas hetimit të thelluar nga Administrata Tatimore. Drejtoria e Hetimit, përmes metodave të specializuara dhe kryqëzimit të informacionit midis librave të shitjes dhe librave të blerjes, si edhe nëpërmjet sistemeve elektronike fiskale ka arritur të faktojë përfshirjen e 17 shtetasve të lidhur ngushtë me subjekte të përfshira në skemën kriminale.

Mbi 1.2 miliard lekë të reja fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe Tatim Fitimi prej 300 milion lekësh të reja. Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona edhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të Administratës Publike, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet procedurale për të dokumentuar veprimtarinë kriminale.

Subjektet e përfshira në skemën e mashtrimit me TVSH-në dhe pronarët janë:

  • “No-El Construction” me nipt L72302057R  Massimiliano Carli
  •  “G.S Construction” me nipt M01704017D, Erigers Muça
  • “Fam Construksion” me nipt L81408017V, MAURO GUADAGNOLI
  • “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, Saimir Sulaj
  • “Glob Construksion”, me nipt M21416014J,  Vjollca Lame
  • “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, Alfred Dumi
  • “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, Xhersi Sulaj
  • “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, Roada Ujka
  • “Joam”, me nipt M12315033I, Ajet Aluku
  •  “Mihola”, me nipt L81616001M, Kristi Mihola administrator, pronar Nelit Mihola
  • “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, Gëzim Jonuzaj
  • “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, Amarildo Hasrama
  • “Priam 20”, me nipt M02006001I, Besim Ruçi

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale