Evazioni me pagat, eksperti: Ligjet lënë shtigje të hapura! Preçi: Deklarimi i pagave nuk zgjidhet me kërcënime

Deklarimi real i pagave nga bizneset nuk bëhet me kërcënime por me ligje. I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë Zef Preçi, dhe sipas tij biznesi ka shfrytëzuar hapësirat ligjore për të kryer evazion.

“Tek pjesa private ato po shfrytëzojnë hapësirat ligjore. Ka nevojë të përdoren penalitete dhe jo kërcënime. Kërcënimi është gjuhë e papërshtatshme. Themelore mbetet që sistemi ekzistues të shfrytëzohet nga ana e inteligjencës financiare, dhe mos të veprohet me unë të bllokoj llogaritë, të sekuestroj e kështu me radhë”, thotë Preçi. 

Preçi thotë se ndryshimi i ligjeve në favor të sipërmarrësve, i tillë si ulja e dividendit nga 15% në 8% janë dëshmi të hapësirave të krijuara për evazion.

“Me këto parregullsi dhe mungesa e një hierarkie të përgjegjshme mbi pagat, ka bërë që të krijohet ky mish-mash që pasqyron dobësitë e tranzicionit tonë”, pohon eksperti. 

Por a do t'i përgjigjen bizneset thirrjes së qeverisë për të deklaruar pagat deri në 20 janar?

“Përveç faktit që do të përsoset më tej mënyra e shmangies së taksave, nuk pres ndonjë ndryshim tjetër”, përgjigjet Preçi.

Bashkëfajtor në këtë skemë informaliteti ku nuk deklarohen pagat reale janë edhe qytetarët, por Preçi thotë se ata janë të detyruar.

“E para është niveli i lartë i varfërisë dhe njerëzit pajtohen të punojnë në kushte pune edhe pa siguracione, kushte pune mizerabël, trajtohen si skllevër. Bizneset kanë dalë në treg vetëm për të siguruar fitime me çdo çmim, dhe nëse shteti është i dobët, atëherë ata maksimizojnë fitimin. Unë penalizoj shtetin që nuk vendos kufi”, tha Zef Preçi.

Në këto kushte eksperti thotë se shteti nuk duhet të kërkojë zgjidhje vetëm nga bizneset private por edhe nga ndërmarrjet publike.

“Ajo databazë është një thirrje, një mundësi që qeveria të mobilizojë ekspertë vendas dhe të huaj që të ndërtojnë një hierarki pagash që merr parasysh produktivitetin e punës. Në databazën e publikuar kemi një largim nga principet normale të sektorit publik”, pohon ai.

Këto problematika madhore dolën në pah në muajin e shkuar, kur u publikuan pagat e taksapaguesve shqiptar.

 

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla