Pas ultimatumit që qeveria u vendosi bizneseve për të deklaruar pagat reale të punonjësve deri në 20 janar të këtij viti, vetëm 1/3 e tyre kanë reaguar. Sipas informacioneve nga Ministria e Financave janë rreth 30% e bizneseve që kanë marrë letrën nga administrata tatimore, që kanë rritur pagat e punonjësve me mesatarisht 9,500 lekë.
Administrata tatimore dërgoi rreth 10,500 letra, me anë të të cilave u kërkonte bizneseve të korrigjonin pagat e punonjësve dhe të deklaronin ato reale, dhe praktikisht rreth 3 mijë prej tyre i janë përgjigjur kësaj thirrjeje. Nga ana tjetër kanë reaguar edhe bizneset që nuk kanë marrë letrën këshilluese, 25% e të cilëve i rritën pagat e punonjësve deri në 20 janar.
Bizneset që nuk kanë reaguar pozitivisht pas kësaj thirrjeje, do të bëhen pjesë e kontrolleve të thelluara dhe nëse vërtetohet shkelja, do të ndëshkohen.
Ky ultimatum u vendos nga qeveria pas zbulimit të skandalit të databazës së pagave, ku doli në dritë edhe evazioni fiskal që kryhej nga bizneset me deklarimin e pagave të punonjësve.
Muaji shkurt nga Financat konsiderohet si periudha e hetimit, kryeja e analizave të thelluara nga zyra, ndërsa në mars nisin kontrollet në terren që do të zgjasin për rreth 1 vit. Duke ju referuar ligjit për Procedurat Tatimore, nëse bizneset bëjnë deklarim të pavërtetë të pagës, ndëshkohen me gjobë në masën 100% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. Po në të njëjtin ligj evazioni tatimor konsiderohet vepër penale, në rastet kur mashtrimi bëhet qëllimisht, dhe dënohet me burg
-
ok, po burgjet duhet te behen me turne, mundesisht me 4 turne, dhe gjithashtu te marrim me qera burgjet e gjysmes se Europes. Pyetje: Po qeveria nuk i kishte pare me pare deklarimet e pagave? nese po a ka ligj qe i denon per mosveprim? nese jo a ka ligj qe i denon per mos kryerjen e funksionit? Tung
Përgjigju











Komente
Komento