Premier League ka dhuruar spektakël ditën e sotme ku mbi të tjera spikati ndeshja mes Everton dhe Manchester United. ‘Blutë’ e Liverpool-it u treguan të pamëshirshëm në ‘Goodison Park’ duke shkatërruar 4-0 ‘djajtë’ e Solskjaer. Ishte Richarlson ai që fillimisht me një lëvizje akrobacie zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas Sigursoon shtangu De Gea-n nga jashtë zone. Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte fillimisht radha e Digne për të trefishuar me një ‘predhë’ të vërtetë, ndërsa më pas Ualccot vulosi rezultatin përfundimtar.
Gjithsesi nga poshtërimi United nuk ka përfituar Arsenal. Skuadra e Emery humb një shans të artë për të mbajtur të sigurtë vendin e katërt pasi është mposhtur 2-3 në Londër nga Crystal Palace.
Ndërkohë Liverpool-i i është përgjugjur sërish me fitore Manchester City-t në luftën për titull kampion. “The Reds” këtë fundjavë kanë fituar pastër 0-2 kundër Cardiff, falë golave të Ëijnlajdum dhe Milner. Pas 35 ndeshjesh Liverpool udhëheq kampionatin me 88 pikë, 2 më shumë se City i cili ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.