Armando Broja është sulmuesi më i ri i Everton në Premier League. Chelsea dhe klubi nga Liverpool ia dolën të gjenin një marrëveshje në orët e fundit të afatit kalimtar të verës, me sulmuesin e Kombëtares që pritet të ketë hapësira më shumë me Everton.
Detajet e marrëveshjes janë interesante, pasi Broja vuan një dëmtim të pësuar në fazën përgatitore të verës në SHBA me Chelsean dhe deri në tetor nuk do mundet të jetë gati.
Deri sa 22-vjeçari kuqezi të jetë në formën e plotë, Everton nuk do paguajë asnjë qindarkë rrogë, gjë e cila do vijojë të paguhet nga Chelsea. Marrëveshja e huazimit për një sezon përfshin edhe të drejtën që në fundin e këtij edicioni, Everton të blejë Brojën për 30 milionë euro.
Akordi u gjet vetëm në orët e fundit të merkatos së verës, këtë të premte, me palët që kishin një marrëveshje para orës 23:00 dhe gjithçka u kompletua në orën 1 të mëngjesit të së shtunës.
Kësisoj, Broja është lojtari më i ri i Everton, paçka se edhe Ipsuich këmbënguli për ta pasur në ekip me të njëjtën formulë.
Dëmtimi/ Broja pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në dhjetor 2022, gjë që e mbajti jashtë fushave deri në shtator të vitit pasardhës. Shqiptari më pas u bashkua me Fulham në merkaton e janarit, por koha e tij e lojës në “Craven Cottage” ishte e kufizuar, duke bërë vetëm 8 paraqitje dhe dështuar të shënonte.
Paçka se këtë sezon ai nuk do mundet të luajë deri në tetor, sipas medieve në Angli; trajneri i Kombëtares (Sylvinho) e ftoi për dy ndeshjet e Nations League kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë që luhen më 7 dhe 10 shtator.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?
-
Kurum
36.1%
-
Koncesionari
11.3%
-
Shteti
52.6%
Vota total: 3989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Karton i kuq dhe dy gola, Arsenal barazon 1-1 me Brighton dhe humbet kreun! Evertoni i Brojës përmbyset në shtëpi, në fushë Man. City
31 Gusht, 15:35
-
'Valsi' i sulmuesve kuqezi, Broja huazohet tek Everton! Bajrami firmos me gjigandët skocezë ‘Rangers’! Seferi tek Bodrumspor, Stiven Shpendi tek Carrarese
31 Gusht, 09:18
-
E kryer/ Nedim Bajrami pranë klubit legjendar në Skoci
30 Gusht, 21:43
-
Dështoi me Brojën, klubi i Premier League kërkon Edon Zhegrovën në fundin e merkatos
30 Gusht, 18:57
-
Zyrtare/ Taulant Seferi firmos në Superligën turke të futbollit për 3 sezone
30 Gusht, 18:15
-
E papritur, klubi i Premier League rikthehet në garë për Armando Brojën
30 Gusht, 15:27
-
Dështoi transferimi te Ipswich, zbulohet shkaku i Armando Brojës! Mediat angleze: Edhe Everton hoqi dorë nga shqiptari
25 Gusht, 11:46
-
Orë vendimtare për transferimin e Lukakut, Napoli mbyll marrëveshjen për blerjen e Billy Gilmour
22 Gusht, 14:06
-
Saga e ferës mbyllet me dy firma zyrtare! Gallagher vihet nën urdhrat e At.Madrid, te Chelsea firmos Joao Felix
21 Gusht, 14:55
-
Broja kalon vizitat mjekësore, tani pritet vetëm firma me Ipswich! Klauzola që i vendosi Chelsea
21 Gusht, 10:53
-
Armando Broja me ekip të ri, mbetet në Premier League
20 Gusht, 22:17
-
Premier League/ Manchester City e nis me 'këmbën e mbarë' kampionatin, mund Chelsea 0-2 në 'Stamford Bridge' me golat e Haaland dhe Kovaçiç
18 Gusht, 20:04