Pas më shumë se 2 vitesh Armando Broja është rikthyer të shënojë në Premier League. Sulmuesi i Burnley-t, i cili u aktivizua si zëvendësues në minutën e 65 në ndeshjen kundër Bounrmouth, arriti që ti sigurojë 1 pikë skuadrës së tij me golin e parë që pas transferimit te Burnley dhe gjithashtu me golin e parë për këtë sezon në Premier League.
Në minutën e 90 Broja shfrytëzoi një harkim në zonë, duke shënuar më kokë dhe duke vulosur rezultatin 1-1. Hera e fundit që Broja kishte shënuar në Premier League ishte në kohën kur luante me Chelsea-n. Pikërisht në ndeshjen e 2 tetorit 2023 kundër Fulham që Chelsea e fitoi me rezultatin 2-0. Që prej asaj periudhe shqiptari ka kaluar shumë peripeci me dëmtimet dhe njëkohësisht duke provuar disa skuadra.
Komente





