Sali Berisha duket se është braktisur edhe nga e vetmja ‘amerikane’ krah tij pasi aktivistja Evi Kokalari duket se nuk i ka pritur aspak mirë zgjedhjet në Partinë Demokratike ku gjithmonë ka pasur kritika për këto procese. I fundit ishte zgjedhja e Kryesisë së re të Partisë Demokratike ku emri saj nuk i ishte i përfshirë në listë mes zonjave demokrate.
Me anë të një postimi në Facebook Kokalari shkruan se po largohet nga Shqipëria pasi puna e saj këtu ka mbaruar dhe se PD do të mbetet një parti e pazareve.
“Urime kryesisë së re të PD.
Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve.Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit.Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.Duke shpresuar për më të mirën,Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan ajo.
Kujtojmë se Kokalari erdhi në Shqipëri në mbështetje të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha që në nisje të Foltores nga ky i fundit dhe është shfaqur pothuajse gjithmonë krah tij.
Duket se Kokalari nuk e ka përtypur zgjedhjen e Topallit dhe Ina Zhupes në Kryesinë e PD dhe kjo i ka vënë përfundimisht kapakun dhe angazhimit të saj në këtë forcë politike.