Në vazhdën e punës në terren për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, grupet e punës të plolicisë së Shkodrës, evidentuan 25 parcela dhe asgjësuan 5941 bimë narkotike canabis sativa të mbjedha.
Specialistja e marrëdhëieve me publikun pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, Rezarta Pode, bëri të ditur për ATSH-në se asgjësimi i këtyre bimëve narkotike u bë në Fshatin Vasiaj, Komuna Shllak me 9 parcela, gjithsejt 3440  bimës canabis sativa, Fshatin Mazrrek, Komuna Guri i Zi me 6 parcela, gjithsejt 370, bimë canabis sativa, Vau-Dejës, me 6 parcela, gjithsejt 666, bimë canabis sativa dhe Vig Mnelë, me 4 parcela, gjithsejt 1465, bimë canabis sativa./ATSH/