Evis Kushi merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit me 104 vota pro, betohet në Presidencë! Shahini shkarkohet me 106 vota

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte (24 shtator) u votua për emërimin në detyrë të Ministres së Arsimit.

Me 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim, Evis Kushi është emëruar në këtë post pas largimit të ministres Besa Shahini. Kjo e fundit u shkarkua 106 pro, 3 kundër dhe 2 abstenim. Menjëherë pas votimit, Kushi i është drejtuar Presidencës ku bëri betimin para kreut të shtetit, Ilir Meta. 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

Betimi i Evis Kushit në Presidencë


Lajmi kryesor:

Opozita e re si e vjetra/ Përmeti-PS: Sillni propozim të ri për lista të hapura 100% ose bojkot! Hajdari me draft të ri: Të hiqet pragu elektoral


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja