Benfika dhe Sevilja kanë hedhur një hap drejt finales së Evropa League për këtë edicion, pasi kanë siguruar fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale.

Portugezët e Benfikës kanë arritur që të mundin ekipin e Juventusit me rezultatin 2-1 në shtëpi.

Garay dhe Lima janë autorët e dy golave për ekipin portugez, ndërsa për Juventusin e ka ngushtuar rezultatin Tevez.

Sevilja është më e qetë pasi siguroi një rezultat më të pastër, 2-0 përballë Valanecias. Golat për ekipin e Seviljas u shënuan nga Stephane M'Bia dhe Carlos Bacca.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen javën që vjen. Juventusi dhe Sevilja janë të avantazhuar që të kalojnë në finale, pavarësisht se italianët humbën u duhet një rezultat i ngushtë për të kaluar më tej.


d.b/shqiptarja.com